Çmimi në nivelin më të ulët, Balluku: Kemi ndërprerë nxjerrjen e naftës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se çmimi i naftës ka kapur nivelin më të ulët.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku tha se situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që Albpetrol të ndërpresë nxjerrjen e lëndës.

Ajo tha se është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit, teksa theksoi se punonjësit e Rafinerisë së Ballshit e kanë marrë pagën e luftës 400 mijë lekë.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit”, tha ajo.