Ekonomi

Çmimi i naftës/ Shqipëria lë pas Gjermaninë, Zvicrën dhe Belgjikën

               Publikuar në : 19:00 - 12/07/19 user tir

Çmimi mesatar i benzinës në botë është 1.11 dollar amerikan për litër, por ka dallime të mëdha mes kombeve. Kombet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet e varfra dhe kombet prodhuese dhe eksportuese kanë çmime shumë më të ulëta.

Përjashtim bëjnë Shtetet e Bashkuara, të cilat edhe pse janë vendi me ekonomi të avancuar, kanë një çmim të ulët të benzinës. Dallimi në çmimet e naftës në vende të ndryshme është për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për benzinë. Të gjitha vendet blejnë naftë nga tregjet ndërkombëtare me të njëjtin çmim, por e shesin me çmime të ndryshme në shtetet përkatëse. Shkaku janë taksat e ndryshme.

“Global Petrol Prices” në një grafik të publikuar ditët e fundit, tregon çmimin e naftës në vende të ndryshme të botës. Çmimi më i ulët është në Venezuelë, vend prodhues dhe në inflacion të lartë. Shqipëria renditet në vendet me çmime shumë të lartë të naftës duke lënë pas Belgjikën, Zvicrën, Irlandën dhe Gjermaninë, që janë vende të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Vendi me çmimin më të lartë të naftës është Hong Kongu i ndjekur nga Norvegjia, e cila ka ndërmarrë masa të ashpra për të ulu ndotjen në vend, duke krijuar lehtësira për makinat elektrike.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT