Protesta masive janë zhvilluar dje në Francë, ku për pasojën një protestuese gjeti vdekjen dhe 106 të tjerë u plagosën. Francezët dolën në protestë për të kundërshtuan rritjen e çmimit të karburanteve.
Demonstruesit, pjesë e lëvizjes ‘jelekët e verdhë’, u mblodhën dhe bllokun rrugët.
Lidhur më këtë situatë dhe duke hequr një paralizim me rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, “Nisma Thurje”, me anë të një shënimi në “Facebook”, shkruan:
“Francë, çmimi i naftës 1.48 euro ose 187 lek. Rroga mesatare 2250 euro. Paralizohet i gjithë vendi nga protestat. Shqipëri, çmimi i naftës 184 lek. Rroga mesatare 350 euro. Heshtje!”.
Ndërsa, kujtojmë se në vendin tonë prej dy javësh banorët e “Astirit” po protestojnë. Ata janë ngritur në protestë pasi bashkia do u shembë shtëpitë, pasi aty do të kalojë projekti i Unazës së Re.