E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Çmenduria amerikane, kur fëmijët dërgoheshin tek të afërmit me postë

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Mund t’ju duket si një shaka apo diçka e pabesueshme, por në fillim të shekullit të kaluar, ishte absolutisht e ligjshme që ta dërgoje fëmijën me postë tek të afërmit. Kjo ka ndodhur për plot 2 vjet në një vend të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillimet e veta shërbimi postar në SHBA, nuk kishte udhëzime të qarta për atë që mund, apo nuk mund të dërgohej me postë.

Deri në fund të vitit 1912, shërbimi postar e kufizonte një dërgesë deri në një peshë prej 2 kg. Kjo ndryshoi në fillim të vitit të ri, më miratimin e të ashtuquajturit “Parcel Post”. Njerëzit nisën menjëherë të testonin limitet e rregullores së re, duke u dërguar të afërmve sende të ndryshme si vezë, tulla, deri edhe gjarpërinj.

Ndërkohë në janarin e vitit 1913, një çift nga Ohajo shfrytëzoi tarifat e reja favorizuese të shërbimit postar amerikan, për të bërë një dërgesë shumë të veçantë:djalin e tyre të mitur, James Beagle. Prindërit e tij, Jesse dhe Mathilda, e dërguan atë tek gjyshja, që jetonte pak kilometra më tej.

Ata paguan 15 centët e pullës, dhe një shumë të panjohur për ta siguruar atë për një dëmshpërblim prej 50 dollarësh, në rast se ndodhte ndonjë ngjarje e rëndë me pasoja fatale, dhe pastaj ia dorëzuan posterit të lagjes, që e transportoi ​​djalin e vogël të futur në çantën e tij deri në shtëpinë e gjyshes së tij.

Transporti i suksesshëm i vogël i James Beagle, bëri që edhe shumë familje të tjera të bënin të njëjtën gjë, kryesisht, sepse postimi ishte më i lirë se sa një biletë treni. “Vitet e para të shërbimit postar ishin paksa kaotike”- thotë Nancy Pope, kryekuratore e historisë në Muzeun Kombëtar të Postës në SHBA.

Ajo ka zbuluar të paktën 7 raste të njerëzve, që dërguan fëmijët përmes postës midis viteve 1913-1915, duke filluar me rastin e Ohajos. Dërgimi i fëmijës tek të afërmit nëpërmjet postës, nuk ishte një praktikë e zakonshme. Por veç kostos më të lirë, njerëzit që i dërgonin fëmijët e tyre në këtë mënyrë, nuk i dorëzonin tek një i huaj. Në zonat rurale, shumë familje e njihnin shumë mire dhe prej vitesh posterin e tyre.

Në rastin e May Pierstorff, prindërit e të cilës e dërguan atë në shtëpinë e gjyshit të saj që ndodhej 117 km larg në shkurtin e vitit 1914, punonjësi i postës që e mori në trenin e veçantë të postës, ishte një i afërm i saj. Familja Idaho pagoi 53 cent për pullën, shumë që e vendosi mbi pallton e vajzës së tyre gati 6-vjeçare.

Lexo edhe :   Viti 1955, kur Shqipëria refuzonte prodhimet ushqimore amerikane
Lexo edhe :   Viti 1955, kur Shqipëria refuzonte prodhimet ushqimore amerikane

Megjithatë, kur drejtori i përgjithshëm i postës, Albert S. Burleson, dëgjoi për këtë ngjarje – si për dhe një hetim tjetër që dikush kishte ndërmarrë atë muaj rreth dërgimit më postë të fëmijëve – ua ndaloi zyrtarisht punonjësve të postës, të pranonin dërgimin e fëmijëve si të ishin një sende dosido.

Megjithatë, rregullorja e re nuk e ndaloi menjëherë këtë dukuri. Një vit më vonë, një grua e dërgoi vajzën e saj 6-vjeçare nga shtëpia e saj në Florida, për në shtëpinë e babait të saj në Virxhinia. Në një distancë prej 1.150 km, ishte udhëtimi më i gjatë postar i ndonjërit prej fëmijëve që identifikoi Pope, dhe kostoja e pullës ishte sërish 15 cent.

Në gushtin e vitit 1915, 3-vjeçari Maud Smith, kreu atë që duket të jetë udhëtimi i fundit i një fëmije si një pako postare në SHBA, kur gjyshërit e saj e dërguan në një udhëtim prej 64 km nëpër Kentaki, për të vizituar nënën e saj të sëmurë.

Pas kësaj ngjarje që bëri bujë edhe në media, mbikëqyrësi John Clark i divizionit të Shërbimit Hekurudhor në Sinsinati e hetoi këtë rast, duke marrë në pyetje postierin e Kanej në Kentaki, se përse kishte lejuar një fëmijë në një tren postar, kur kjo gjë ishte haptazi kundër rregullave.

“Nuk e di nëse pas kësaj ngjarje, ai e humbi vendin e punës, por sigurisht që ai detyrohej të jepte disa shpjegime”- thotë Pope.

Ndonëse Maud duket se është fëmija i fundit, që u dërgua me sukses përmes postës, të tjerë do të përpiqeshin më vonë t’i dërgonin fëmijët e tyre tek të afërmit më postë. Në qershorin e vitit 1920, Ndihmës i Parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Postave, John C.Koons refuzoi 2 kërkesa për të dërguar fëmijë me postë, duke theksuar se ata nuk mund të klasifikoheshin si “kafshë të padëmshme të gjalla”, sipas së përditshmes ‘Los Angeles Times’./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...