Ç’mendim keni për Ramën? Basha: Unë e kam mundur atë, e di gjithë Tirana

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet vendi sot është kryeminisri Edi Rama.

Ai bëri fajtor Ramën dhe ekipin e tij për korrupsionin, emigrimin, rënien e ekonomisë dhe rritjen e kostos së jetesës.

I pyetur në ”ABC News” se çfarë mendon personalisht për Ramën, ai përsëriti se kreu aktual i qeverisë mban mbi super përgjegjësinë për shkatërrimin dhe krizën që e ka kapluar vendin, duke kujtuar fitoren e tij ndaj Ramës në zgjedhjet e 2011, për kryetar bashkie në kryeqytet.

Lulzim Basha: ”Numri i të rinjve që largohen nga vendi e ka kthyer Shqipërinë në një katastrofë. Rama përpiqet që ta hedhë fajin kudo. Kohët e fundit ia hedh fajin BE. Një njeri që nuk ka bilanc përpara shqiptarëve, gjen dhe bën të tilla gjëra. Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëriia fiton. Sepse ne nuk vijmë me premtime para shqiptarëve, por me një program të qartë për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.”

Pyetje: ”Në këto zgjedhje duket se retorika juaj nuk është si një përballje mes jush dhe Ramës, pse? Një kompleks mes teje dhe Ramës?”

Lulzim Basha: ”Unë s’kam kompleks ndaj Ramës se unë e  kam mundur atë dhe e di gjithë Tirana dhe gjithë Shqipëria. Është njeriu që ka pasur më shumë pushtet pas Enver Hoxhës. Asgjë nuk mund të ndryshojë në vend nëse nuk ikën Rama. Do të fitojnë të rinjtë, pensionistët, mjekët, infermierët, pedagogët etj. Kam takuar këto ditë qindra-mijëra qytetarë kudo, ka një entuziazëm në rritje. Opozita ka një mbështetje plebishitare, njerëzit mezi presin.”