Çmendet shoferi i linjës Kombinat-Kinostudio, bën manovrën e rrezikshme (Video)

Shoferi i një autobusi urban që bën linjën e Kombinat-Kinostudios në kryeqytet, me sa duket nuk i njihka rregullat e qarkullimit rrugor.

Ai ka kryer një manovër që ka rrezikuar qytetarët dhe çdo shofer që mund të vinte nga drejtimi tjetër i rrugës.

Përmes një videoje të kryer një një shofer i rastit, shikohet se si ai e ka kthyer autobusin në mes të rrugës duke u ngjitur mbi trafikndarësen.

Ky veprim ka shkaktuar jo vetëm habi, por dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin në trotuar.

Përveç stresit dhe kushteve aspak të favorshme brenda ambienteve të këtyre autobusëve gjatë kohës së pandemisë, tashmë pasagjerëte kësaj linje duhet të përballen edhe me shoferë të tillë.