Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Nga: Lorenc Vangjeli

“Ne ndërtojmë aeroporte, ata mbyllin edhe aeroportin e vetëm që kemi tani. Në sjellim vaksina të shpëtojmë jetë njerëzore, ata infektojnë shqiptarët dhe na i lenë vaksinat rrugëve, ne jemi në partneritet me NATO-n që vjen të garantojë siguri në Shqipëri e rajon, ata ndalojnë ardhjen e trupave të saj në Rinas. Ne rusit i marrim vaksinat, ata i japin shkas për të fërkuar duart. Ne nuk jemi vetëm më të mirë se ata, ne jemi më të mirët. Ne nuk hyjmë në zgjedhje si alternativë, por jemi zgjidhja e vetme për të gjithë shqiptarët!” Këto teza do të dëgjohen shumë shpesh nga kryeministri dhe njerëzit e tij në fushatë, që tani janë duke u ngazëllyer nga fati që ju erdhi papritur jo nga terreni ku po bëjnë fushatë, por nga qielli ku kërkuan t’i përzenë.

Kurrë, askush dhe asnjëherë tjetër më pas nuk do të mundë të firmosë një dhuratë elektorale më të jashtëzakonshme se kjo që morri Edi Rama vetëm dy javë e pak përpara zgjedhjeve. Kriza e kullës së trafikut ajror dhe më pas, të gjithë ata që e justifikuan kaosin e krijuar me urrejtjen ndaj qeverisë, ka ujitur vetëm shpresat e Edi Ramës për një mandat të tretë. U bë me qëllim apo jo, ishte shkak apo shkas, kishte frymëzime elektorale apo ishte një koincidencë e rastit, ishte produkt i urrejtjes ndaj qeverisë apo kishte virgjëri të plotë, kjo ka pak rëndësi qoftë në politikë si akt, qoftë në aritmetikë si llogari.

Në të gjitha rastet hesapi shkon kundër atyre që kërkuan që mbi pistë të fluturonin vetëm zogjtë. Të gjithë ata që menduan se ky mjet ekstrem do të justifikohej nga qëllimi për të dëmtuar apo rrëzuar qeverinë, gabuan në mënyrën më naive të mundshme. Ata llogaritën si fillestarë të zgjidhnin anën më të gabuar të sherrit, edhe pse këtë herë, qederi nuk është vetëm i një pale, kurse qarri me siguri e ka gjetur adresën e tij të vetme në xhepat elektoralë të Ramës.

Fatura e frikshme njerëzore që pasoi ndërprerjen e fluturimeve, do t’i kërkohet opozitës që ta paguajë. Orët e pafundme në aeroporte, dramat dhe traumat e mijëra njerëzve që mbetën në aeroporte të huaja dhe të atyre që i prisnin të vinin, një zinxhir i pafundëm problemesh dhe shpenzime të shtuara, vaksinat e munguara dhe hallet e krijuara rishtas, rrjedhojë e përpjekjes së 65 njerëzve që tentuan të zgjidhin hallin e tyre, janë tashmë një votë me kah të qartë. Askush nuk do të dojë të bëhet palë me 65 kontrollorët e Rinasit, edhe pse kërkesat e tyre janë logjike, edhe pse ata në mënyrën më të gabuar të mundshme, zgjodhën të vihen përballë një shumice dërmuese shqiptarësh që tani nuk i sheh siç janë, si heronj, por i llogarit si fajtorë e makutë.

Ky është rasti klasik kur forma dëmton pa kthim edhe përmbajtjen. Turqit që do t’i zëvendësojnë ata në detyrë, e që nesër mund të jenë edhe amerikanë, britanikë, gjermanë apo bangladeshas, me kusht që të kenë specializimin e duhur, do t’i bëjnë ata shumë shpejt viktimë të një loje që u luajt me këmbët e tyre, por që nuk mund ta mbanin as shpatullat e atyre që i brohoritën.

Në llogaritë e nesërme që do të luhasë fort peshoren elektorale do të shtohet më shumë se gjithçka tjetër, edhe ndërhyrja e një faktori që normalisht bën histori në Tiranë. Stabiliteti i vendit është kërkesë e panegociueshme e amerikanëve për Tiranën. Ata mund të mos dallojnë dhe as nuk kanë ndonjë interes të veçantë të identifikojnë nuancat kapriçioze dhe ndryshimet plot llastime mes aktorëve lokalë, por në këtë pikë, tek stabiliteti, ata kanë ndjeshmëri sizmiografi amerikan. Në asnjë rast dhe me çdo mjet ata nuk mund të lejojnë lojëra provinciale dhe llogari meskine të kujtdo ngjyre e kahu politik që trazojnë stabilitetin. Pengesa e papritur logjistike që ju vu një stërvitjeje të planifikuar në emër të NATO-s u shndërrua në aleatin më të fortë të Ramës, të cilit kjo e ligë, i erdhi vetëm për ta ndihmuar.

Të gjithë faktorët kundër, të maskuar si armiq të Edi Ramës u dëshmuan në këto orë dramatike të aftë që t’ja japin fitoren e zgjedhjeve në tepsi argjendi. Ashtu siç servireshin dikur bregut të Bosforit otoman, darovitjet për Sulltanin. Dhe në fakt, për ironi të fatit, çlirimtarët e krizës së kullës, kësaj here erdhën nga Stambolli. Dhe hynë në Tiranë nga Podgorica, por me vizë amerikane në xhep.

Tags: clirimtarelorenc vangjeliopinionStambolli

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Depoja e armëve në Tiranë, policia sekuestron qindra armë të rënda e granata

Depoja e armëve në Tiranë, policia sekuestron qindra armë të rënda e granata

Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me koronavirus

Pas golit të parë, Hysaj synon edhe rinovimin me Napolin

Hysaj drejt Interit? Dy serbë “largojnë” mbrojtësin shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.
Aktualitet

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.

by mirseda
17:54 | 12/06/2025
0

Si pjesë e hetimeve që po kryen Zyra e Prokurorit për sulmin ndaj Miguel Uribe Turbay më...

Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re

Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re

17:48 | 12/06/2025
Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona

Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona

17:33 | 12/06/2025
Goditet banda shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona, sekuestrohen 423 kg drogë

Goditet banda shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona, sekuestrohen 423 kg drogë

17:14 | 12/06/2025
Mrekulli në Indi: Pasagjeri në sediljen 11A i mbijeton aksidentit ajror

Mrekulli në Indi: Pasagjeri në sediljen 11A i mbijeton aksidentit ajror

17:12 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com