Ç’janë “mykozat vaginale”

Myku është një organizëm që normalisht jeton në mukozën vaginale në sasi të pakët. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike që rriten në vaginë. Të paktën 75% e femrave e përjetojnë qoftë edhe një episod mykoze vaginale gjatë jetës së tyre. Edhe pse është një infeksion që jep shqetësime të konsiderueshme, nuk është serioz dhe është thjeshtësisht i trajtueshëm. Rreth 80-90% e infeksioneve mykotike vaginale shkaktohen nga specia Candida Albicans.

Zhvillimi i infeksionit favorizohet në situata kur ulet PH vaginal nën 5. Një mukoze vaginale e shëndetshme ka baktere në sasi të konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike. Bakteri më i shumtë në numër në vaginë quhet Lactobacillus acidophilus. Ai ndihmon në mbajtjen e organizmave të tjerë, si përshembull mykut nën kontroll. Kur ndodh diçka që ndryshon balancën e këtij organizmi të rendësishëm, myku mund të rritet shpejt dhe të japë siptomat e një infeksioni mykotik. Nuk është infeksion seksualisht i transmetueshem. Kjo imbalance shkaktohet prej shume faktoreve si psh:

Perdorimi i antibiotikeve

Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.

Diabeti

HIV

Perdorimi i kortizonikeve.

Obeziteti

Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.

Siptomat kryesore te nje infeksioni mykotik vaginal jane:

Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.

Kruajtje dhe skuqje.

Djegie apo dhimbje gjate urinimit.

Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.

Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa erë.

Keto simptoma në të shumtën e rasteve shtohen nje jave para ardhjes së ciklit menstrual. Nese perseriten mbi kater episode te infeksionit mykotik gjate nje viti tek nje paciente atehere ky quhet infeksion mykotik kronik. Duke vleresuar me kujdes keto shenja nje femer e ka te thjeshte te kuptoje kur ka nje infeksion mykotik, per te cilin duhet ti drejtohet mjekut specialist obsteter-gjinekolog sidomos nese eshte shtatezane. Shpesh femrat qe vuajne nga infeksioni mykotik kronik vetemjekohen ne baze te experiences qe ato tashme kane formuar ne njohjen e shenjave dhe trajtimin e tyre.

Lexo edhe :   Mbipesha, si ndikon për zemrën dhe diabetin / Dr. Dashamir Gjergji

Keshillat qe jepen per parandalimin e mykozave vaginale jane:

Kujdesi per higjenen intime.

Pas kryerjes se nevojave personale keshillohet fshirja me drejtim nga para- mbrapa per te evituar shperndarjen e mykut nga anusi drejt vagines apo rrugeve urinare.

Perdorimi i te brendshmeve te pambukta higjenike.

Evitimi i rrobave te ngushta sidomos pantallonave.

Nderrimi i kostumit te banjos menjehere sepse mbajtja e gjate e kostumit te lagur shton temepraturen dhe lageshtiren ne zonen genitale duke predispozuar zhvillimin e mykut.

Nderrimi i pecetave higjenike apo tamponeve shpesh.

Mosperdorimi i spray, parfumeve apo deodoranteve ne zonen genitale.

Mjeku juaj obsteter-gjinekolog mund te vendosi diagnozen e mykozes vaginale tek ju nepermjet:

Siptomat e pershkruara nga ju nderthurur me nje vizite te thjeshte gjinekologjike.

Strisho e thjeshte vaginale

Kulture e sekrecioneve vaginale

Analiza gjaku e thjeshte apo analizat biokomike si dhe analize urine.

Mjekimi i infeksioneve mykotike:

Antimykotiket lokal ne forme kremi dhe ovulash per 1, 3 ose me shume dite ne varesi te perqendrimit te mjekimit dhe grades se infeksionit.

Antimykotiket orale (nga goja) .

Acid borik kapsula vaginale (vetem ne pershkrimin e mjekut dhe jo nese pacientja eshte shtatezane).

Ne infeksionet mykotike kronike mjekimet jane te zgjatura dhe perseriten here pas here.