E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Ç’janë këto, ej mi?!”/Balluku nuk ia përton Ralf Gjonit: Je djalë me kulturë

Përdorimi i fjalorit aspak etik, është kthyer tashmë në një normalitet në Kuvendin shqiptar. Ofezat e debatet e forta, janë pjesë e përditshmërisë gjatë seancave në Parlament. Sot, si dhe në shumë raste të tjera më herët, i është tërhequr vëmendja deputetit Ralf Gjoni, për shkak të një sjellje aspak të hijshme ndaj ministres Belinda Balluku.

Teksa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po fliste mbi projektligjin për sektorin minerar, deputeti Gjoni ndërhyri nga vendi, duke iu drejtuar me “ej, ej”.

Gjoni kërkonte të dinte se cila kompani e sponsorizon këtë projektligj. Kjo sjellje nuk kaloi pa një koment nga Balluku, e cila ia ktheu me ironi.

“Një djalë me edukatë, pse duhet të flasë me ej, mi, etj, etj. Mos më ndërprit, je djalë me kulturë”.

“Ej, ej, ktë çe ke ktë ej ej. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Këtë me sponsorizime e dini ju më mirë, pasi keni funksionuar me anë të sponsorizimeve. Edhe njëherë, ne nuk punojmë me sponsorizime i dashur Ralf.

Ne i sjellim në Komision, kemi pasur të gjithë kohën për të diskutuar për këtë projektligj, sot do të votohet. Kështu që pyetjet retorike për fushatë elektorale kanë përfunduar”, tha më tej ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...