E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Cili është roli i mbretëreshës në qeverinë britanike?

Mbretëresha Elizabeta II, është një nga njerëzit më të famshëm dhe të admiruar në botë. Si udhëheqëse nominale e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 1952 – çka e bën atë monarkun me shërbimin më të gjatë në histori- ndikimi i saj ndihet në të gjithë botën.

Por, me gjithë këtë ndikim të madh, Mbretëresha nuk ka asnjë pushtet real mbi qeverinë britanike. Ndërsa monarkia ka evoluar gjatë qindra viteve, roli i saj është bërë kryesisht simbolik. Për shekuj me radhë, monarkia angleze pati një autoritet të madh. Por historia e saj është plot sfida për të dhe me lëshime për fisnikët.

Është i famshëm, nënshkrimi nga mbreti Xhon i Kartës së Madhe në vitin 1215, kur pranoi se fuqia monarkike ka kufijtë e veta, dhe ç’është më e rëndësishmja, kurora mbretërore nuk mund të vilte taksa pa pëlqimin e këshillit të zyrtarëve fetarë dhe feudalëve.

Ai këshill i përbërë nga figura të pasurish dhe plot pushtet, evoluoi në parlamentin anglez, që  gradualisht mori një rol më të madh, ndërsa qytetarët filluan t’i drejtohen atij për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, dhe për të dërguar përfaqësues për ta kërkuar atë në emër të tyre.

Por në fillim roli i parlamentit, varej nga sa fuqi donte t’i jepte monarku, dhe se sa nevojë kishte ai për mbështetjen e prlamentit. Mbreti Çarlsi I qeverisi pa parlament për më shumë se një dekadë, duke vënë në lëvizje ngjarje që do të përfundonin me prerjen e kokës së tij, dhe anulimin e monarkisë në vitin 1649.

Më pas parlamenti sundoi pa mbret deri në rivendosjen e monarkisë në vitin 1660. Në Revolucionin e Lavdishëm të vitit 1688, parlamenti e ftoi Uilliamin e II Oranzh dhe gruan e tij Meri II, që të pushtonin Anglinë dhe ta shkarkonin mbretin Xhejmsi II, që dëshironte një pushtet absolut.

Më pas Uilliam dhe Merri pranuan Deklaratën e të Drejtave, që kërkonte ligjërisht mbledhjen e parlamentit, i dhanë këtij të fundit lirinë e plotë të fjalës dhe miratuan liri të ndryshme civile. Britania nuk ka një kushtetutë të shkruar si ajo e Shteteve të Bashkuara.

Por dokumentet themelore si Karta e Madhe dhe Deklarata e të Drejtave, morën zyrtarisht fuqi nga kurora mbretërore. Me kalimin e kohës parlamenti anglez evoluoi në një qeveri përfaqësuese të vërtetë, e ngjashme me Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Dhoma e lartë, ajo e Lordëve, përbëhet nga fisnikë dhe në fillim kishte gati të gjithë pushtetin e parlamentit. Por me kalimin e kohës dhoma e ulët, Dhoma e Komunave, u bë më e fuqishme. Monarku ruan të drejtën për të “ftuar” atë që dëshiron të formojë një qeveri, por kjo është një praktikë e mbetur që nga koha kur termi “kryeministër” ishte një mënyrë jozyrtare për t’iu referuar anëtarit të parlamentit të zgjedhur nga mbreti ose mbretëresha për të drejtuar procedurat.

Lexo edhe :   Sfidat e brendshme dhe ato globale të Xho Bajden për vaksinimet anti-Covid

Për më shumë se një shekull, kurora ia ka drejtuar gjithnjë këtë “ftesë’ liderit të partisë që kontrollon Parlamentin. Hera e fundit që një monark britanik u përpoq të impononte kryeministrin e tij të preferuar në parlament ishte në vitin 1834, por nuk funksionoi.

Po kështu, qeveria përfaqësuese thuhet se qeveris “në emër të saj”, dhe miratimi i saj zyrtar është ende i nevojshëm për shumë prej funksioneve të shtetit. Por që Mbretëresha të kritikojë, pengojë ose të mos aprovojë vullnetin e parlamentit, kjo do të ishte një shkelje e tradite mbi 1-shekullore.

Lexo edhe :   Sfidat e brendshme dhe ato globale të Xho Bajden për vaksinimet anti-Covid

Mbretëresha mbetet kryetarja e shtetit britanik, përfaqësuesja më e lartë e Mbretërisë së Bashkuar në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Por kreu i qeverisë britanike është kryeministri. E para shërben si simbol i vendit, ndërsa ky i fundit si kreu ekzekutiv i qeverisë.

Në rolin e saj si kryetare e shtetit, Mbretëresha Elizabeta II  mban një fjalim në hapjen e legjislaturës së çdo parlamenti të ri, dhe merr pjesë zyrtarisht në festa dhe raste të veçanta. Mbretëresha mban kontakte të ngushta me kryeministrin, dhe informohet rregullisht për të gjitha çështjet e rëndësishme kombëtare, por asnjëherë nuk ndërhyn publikisht në debatet politike, dhe vendimet përfundimtare nuk i takojnë asaj.

Ndërsa Familja Mbretërore ka hequr dorë nga pjesa dërrmues e pushtetit politik, Mbretëresha Elizabeta, burri dhe fëmijët e saj, kanë një rol të veçantë në organizata të ndryshme bamirësie. Ajo është presidente nderi në mbi 600 organizata bamirëse.

Ndërhyrja e saj gjatë disa prej krizave të mëdha në historinë e kohëve të fundit të Britanisë, përfshirë pandeminë e Covid-19, është vlerësuar shumë nga publiku. Ndërsa perandoria britanike u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore, një numër kolonish të saj e shpallën pavarësinë, por nga ana tjetër zgjodhën hyrjen në Komonuelthin e Kombeve, ku Mbretëresha mbetet figura kryesore.

Qytetarët e Australisë, Kanadasë dhe shumë kombeve ishullore në të gjithë botën, e konsiderojnë veten nënshtetas të Mbretëreshës Elizabet. Fytyra e saj shfaqet në monedhat e shumë prej këtyre vendeve, dhe vizitat e saj në këto vende, shoqërohen me aktivitete të shumta festive.

Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/what-is-the-queens-role-in-british-government

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...

Dorëheqja e Ruçit/ Zheji: E largoi Rama

Analisti i njohur, Artur Zheji deklaroi se kryeministri Edi Rama e largoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, për të patur një...

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e...

10 shprehje nga Servantes, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Mos u lut kurrë për diçka që ke mundësi ta fitosh". "Të vërtetën tërhiqe sa të duash, ajo kurrë nuk këputet dhe gjithmonë del mbi...