E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

Cilat janë 10 pemët më të shtrenjta të Krishtlindjeve në botë

Pema e Krishtlindjeve është zakonisht prej bredhi, dhe e zbukuruar me gjëra të ndryshme shumëngjyrëshe, sipas traditës më të hershme të estonezëve, letonezëve dhe gjermanëve.

Në kohët moderne, kjo festë mbarëbotërore është komercializuar shumë. Ndaj çdo vit ka një garë mbi pemën më të kushtueshme të Krishtlindjes, e cila stoliset me xhevairët më të çmuar, të cilat i shohim zakonisht të ekspozuar në ndonjë argjendari.

  1. Pema e Zezë e zbukuruar me shishe konjaku në hotelin Sofitel në Londër: 55.000 dollarë

E ekspozuar në njërin prej hoteleve më luksoze të Londrës, ajo është dekoruar me 200 shishe prej ari 24 karatësh me një madhësi minimale, të cilat përmbajnë konjakun e famshëm francez “Louis XIII”. Shishet janë prodhuar nga mjeshtrat Bakarat, zejtarët më të njohur të produkteve të kristalta.

  1. Pema e Krishtlindjes në argjendarinë Tanaka në Tokio, Japoni: 468.000 dollarë

Pema ndodhet brenda një dyqani bizhuterish. Ajo peshon 12 kg, dhe është e prodhuar me ar të pastër. Rajoni i Ginzas në Tokio nuk është i famshëm vetëm për bizhuteritë e tij në argjendarinë Tanaka, por është edhe vendi ku një 1 m2 tokë shitet me një çmim astronomik.

  1. Pema e argjendarit Stiv Kuik: 500.000 dollarë

Në vitin 2007, argjendari amerikan Stiv Kuik përdori një sasi ari 18 karatësh për të zbukuruar pemën e Krishtlindjes, të cilës iu shtuan edhe disa diamante. Në krye të pemës së artë, u vendos njërish një yll prej platini, por edhe disa pjesë diamanti 4.52 karatësh. Ylli është plotësisht i ndashëm, çka mundëson përdorimin e tij si një varëse. Pema iu shit në një ankand online një blerësi anonim , dhe të ardhurat shkuan për Shoqatën Amerikane të luftës kundër Kancerit.

  1. Pema me diamante në dyqanin Soo Kee në Singapor:1 milionë dollarë

Pema është 6 metra e lartë, peshon 3 ton, dhe është e stolisur me 21.798 diamante që arrijnë gjithsej 913 karat. Nëpër degë ndodhen të varura 3.762 rruaza kristali, që i japin pemës një pamje mahnitëse. Ajo ruhet 24 orë nga 7 ditë të javës.

  1. Pema e Krishtlindjes në Uashington: 1 milionë dollarë

Snowy scene of Christmas tree in front of the Captiol Building, Washington, DC.

Që nga viti 1964, oborri i Kapitol Hill në kryeqytetin amerikan Uashington, zbukurohet me një pemë të madhe prej bredhi. Në disa raste ajo është më e lartë s 20 metra, teksa zbukurohet me mijëra ornamente të vogla shumëngjyrëse, për të pasur hijeshinë që e karakterizon çdo vit.

  1. Pema e argjendarisë Tanaka në Tokio: 1.8 milionë dollarë

Ajo ka dhe një pemë tjetër Krishtlindjesh 2.2 metra të lartë, të stolisur me 19 kg ar të pastër 24 karatësh. Në kuadër të 90-vjetorin të hapjes, pema “Midas” u pa si një mënyrë për të përhapur gëzimin e festës së Krishtlindjes në Japoni.

  1. Pema e Krishtlindjeve në qendrën tregtare “Takashimaya”: 1.8 milionë dollarë

Bazuar në dizajnin e butikut francez Klod Kinko, qendra tregtare “Takashimaya” në Japoni, arriti të zvogëlojë pemën e Krishtlindjes në një lartësi prej vetëm 40 centimetrash, të përbërë vetëm nga një kullë e vogël me trëndafila, që ruhen në mënyrë simbolike nga një ari. Në petalet e secilit trëndafil, janë vendosur diamantë të nxjerrë nga minierat në Australi dhe Afrikë.

  1. Pema e Krishtëlindjes Svarovski në Hong Kong: mbi 1.8 milionë dollarë

Pema është e vendosur në ambjentet e aeroportit të qytetit. Ajo është 5.2 metra e lartë, dhe është zbukuruar me 20 milionë kristale ari dhe argjendi të firmës Svarovski. Prodhuesit janë kujdesur që pema me një pamje mbresëlënëse, të vendoset në një vend që është shumë i dukshëm, si për udhëtarët që nisen ashtu dhe për ata që vijnë në Hong Kong.

  1. Pema e Krishtlindjeve “Disney Gold”: 4.27 milionë dollarë

Ajo ka një lartësi prej 2.4 metrash, dhe përmban 50 personazhe të Disney, të prodhuar me 40 kg ar të cilësisë së parë 24 karatësh. Dhjetë artizanë punuan për 2 muaj që Pema “Disney Gold” të ishte gati në kohën e festës.

  1. Pema e Krishtlindjes në hotelin e “Emirates Palace” në Abu Dabi: 11.4 milionë dollarë

Kjo pemë u prezantua për herë të parë në vitin 2010. Kostoja totale e pemës, nuk vinte nga vetë struktura. Në fakt, ajo nuk i kaloi disa mijëra dollarë. Kostoja u rrit shumë nga zbukurimet. Po flasim për një numër ekstrem diamantesh, ar, perla, dhe gurë safiri dhe smeraldi./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...