Tani që po mbaron viti 2020, shumë njerëz mendojnë se ishte një nga vitet më të këqija në historinë e njerëzimit. Por a është vërtet kështu? Nëse i hedhim një vështrim, ja cilat janë 8 vitet më të këqija në histori.
Vitet 430-429 Para Krishtit kur goditi Epidemia e Athinës
Ishte kulmi i Luftës së Peloponezit, e cila u bë edhe ishte shkaku i epidemisë, që u përhap me shpejtësi për shkak të përqendrimit të një numri të madh njerëzish brenda mureve të qytetit. Sparta, që kishte një ushtri të pamposhtur, i ndaloi athinasit të furnizoheshin nga toka. Ndaj nga Pireu u nisën shumë anije për të marrë furnizime të gjithë botën greke.
Nga fshati, athinasit u derdhën në qytet për t’u ushqyer, dhe një dendësi shumë e lartë e banorëve çon siç e dimë të gjithë sot në përhapjen e epidemive. Athinasit e parë të infektuar mbërritën nga Pireu, dhe ua transmetuan sëmundjen të gjithë të tjerëve. Murtaja vrau rreth 75-100.000 njerëz, dhe vulosi fatin e Luftës së Peloponezit, me fituese Spartën.
Viti 169: Murtaja e Antoninës
Ajo ndikoi shumë në fatin e Perandorisë Romake. Shpërtheu nën perandorët Mark Aurel dhe Lusius. Murtaja shkatërroi pjesëve të mëdha të Perandorisë Romake, me një numër vdekjesh të vlerësuara midis 5-20 milion njerëz.
Është e vështirë të thuhet nëse ajo shënoi fillimin e rënies së Perandorisë Romake. Por mungesa e trupave për t’u angazhuar në shumë fronte, nuk e lehtësoi frenimin e presioneve nga fiset barbare, që kuptuan se mund të sulmohej edhe perandoria e pathyeshme.
Viti 536 Pas Krishtit
Fatkeqësia erdhi nga qielli, në formën e një mjegulle që mbuloi gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë. Për 18 muaj dielli dukej thuajse pa shkëlqim si Hëna. Temperaturat ranë shumë, duke arritur pak më shumë se zero, gjatë gjithë verës:ishte fillimi i një dekade të gjatë të të ftohtit, më e ftohta në 2.300 vitet e fundit.
Shkaku ishte ndoshta një shpërthim vullkanik në Islandë, por shkencëtarët nuk kanë ende prova të forta për këtë. Në ato vite të ftohta ndodhi Murtaja e Justinianit në 541, që e përgjysmoi popullsinë e Kostandinopojës, dhe u përhap në të gjithë Evropën, duke vrarë gjysmën e banorëve në rajonet e prekura.
Vitet 1347-1348
Ato ishin vitet kur u përhap e famshmja “Vdekja e Zezë”, një epidemi e murtajës, e shkaktuar nga bakteri Yersina pestis. Ajo erdhi nga Azia dhe vrau rreth 20 milion njerëz, një të tretën e popullsisë evropiane, e cila që atëherë u godit nga valët të vazhdueshme të kësaj sëmundje.
Viti 1492
Nëse për ne evropianët 1492 është një vit i zbulimeve të mëdha, i lidhur me një ngjarje pozitive siç është zbulimi i dy Amerikave, ai nuk konsiderohet një vit i lumtur për popullatat e amerikanëve vendas, që u shfarosën nga evropianët.
Në fakt vendasit nuk u vranë nga armët e spanjollëve, portugezëve apo anglezëve, por nga arma më e fuqishme që bartnin me vete:sëmundjeve ndaj të cilave ata ishin imunë. Në më pak se 60 vjet, rreth 50 milion njerëz, një e dhjeta e popullsisë së botës, vdiqën nga sëmundje si lija, rubeola, fruthi apo edhe nga një grip i thjeshtë, që vrau shumicën dërrmuese të amerikanëve vendas, duke i dorëzuar kolonëve të Evropës një kontinent të shpopulluar.
Vitet 1918-1919
Viti 1918 është viti i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, por gjithashtu edhe fillimi i përhapjes masive të Gripit Spanjoll, që brenda 2 viteve do të vriste 50-100 milion njerëz. Gripi u quajt “Spanjoll”, pasi vetëm gazetat e këtij vendi, që nuk ishte e përfshira në luftë, flisnin për pandeminë.
Viti 1959
Nëse në Perëndim, mund të konsiderohet një vit shumë normal, nuk mund të konsiderohet i tillë për mbi gjysmë miliardi njerëz, popullsia e atëhershme kineze . Duke ndjekur politikat e “Hapit të Madh Përpara” të promovuara nga diktatori Mao Ce Dun, kinezët përjetuan një periudhë dramatike të urisë, që zgjati në vitet 1959-1961, dhe shkaktoi vdekjen e një numri numër i panjohur viktimash, me vlerësime që variojnë nga 18-55 milion të vdekur.
Viti 2020
Dikush mund të shikojë shifrat e pandemisë aktuale, dhe të shohë një ngjashmëri të caktuar me ato të së kaluarës. Por është mirë të specifikohet se vdekshmëria nga kjo sëmundje, është e kufizuar në nivelin global, falë terapive mjekësore inovative që kemi sot (ventilatorë, ilaçe etj). Nëse e njëjta pandemi do të kishte ndodhur në një vit tjetër nga ato të shqyrtuara më lart,viktimat do ishin me siguri shumë më tepër.
Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/quali-sono-stati-gli-8-anni-peggiori-della-storia
Përshtatur nga TIRANA TODAY