E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Cilat do të jenë pasojat e Gjykatës Speciale?

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Nga Florim Zeqa

Jam nga ata që e kam kundërshtuar nga fillimi themelimin e Gjykatës (së njëanshme) Speciale, nuk i jam gëzuar dhe as hidhëruar arrestimeve nga Specialja, por jam i dëshpruar për ndarjen dhe përçarjen popullatës shqiptare pro dhe kundër kësaj gjykate, gjegjësisht pro dhe kundër të arrestuarëve si të dyshuar për krime lufte.

Janë me dhjetëra shkrime që e dëshmojnë kundërshtinë time për këtë gjykatë (të njëanshme) të sponsorizuar nga Serbia dhe me qindra shkrime kundër keq-qeverisjes 20 vjeçare, prej të cilave as sot nuk do e hiqja as një pikë dhe as një presje të vetme, porqë në këtë situatë nuk është njerëzore të mirrem me emra të përveqëm.

Akoma më i dhimbshëm në këtë situatë të rëndë për vendin është gëzimi për përfitime personale i politikanëve të etshëm për pushtet, të cilët, akoma pa arritur bashkombasit e tyre në Hagë, u drejtuan kah karriga e pushtetit dhe e filluan luftën politike për postin e presidentit!

Iluzionistët më të mëdhenjë pa dyshim janë ata të cilët mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundoj shpejt punën e saj dhe se do të zbardhë vrasjet politike të pas luftës, për shkak se misioni i kësaj gjykate ka mandat tjetër dhe afat kohorë i cili nuk përputhet me  periudhën e vrasjeve politike në Kosovë.

Të zhgënjyer do të mbeten ata që e shfaqin gëzimin e tyre për fillimin e punës së  kësaj gjykate të njëanshme pa i llogaritur pasojat e saj

Duhet kujtuar lexuesve, se politikanët e mjerë kosovarë për themelimin Gjykatës Speciale e ndryshuan Kushtetutën për t’ia adaptuar ligjeve të Kosovës, ku në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me votat e deputetëve shqiptarë u bë miratimi i amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, duke ia bërë të mundur Serbisë të niveloj krimet e supozuara individuale të ndonjë pjestari të UÇK-së me krimet gjenocidiale shtetërore të saja ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë.

Ndodhi pikërisht kështu për faktin se drejtuesve shtetëror dhe partiak u kishte humbur busolla orientuese, u kishte humbur vetëdija, u kishte humbur dashuria ndaj atdheut dhe fryteve të luftës çlirimtare-LIRISË, për të cilën u derdhë shumë gjak dhe u bënë sakrifica të panumërta!

Fillimi i punës së Gjykatës Speciale tek qytetarët e vendit tonë, përveçse ndjenja të përziera, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kundër, shpresa dhe iluzione deri në ekzaltim!

Me faktin e ndarjes së popullatës në dysh rreth kësaj gjykate, projektuesit dhe sponosrizuesit e kësaj gjykate vetëm sa kanë filluar t’i shijojnë rezultatet e para.

Shpërqendrimi i vëmendjes së popullatës nga problemet reale socio-ekonomike, nga keq-qeverisja dhe nga shpërdorimet e përditshme të buxhetit të shtetit, vetëm sa do ta thellojnë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social në vend.

Ndarjet dhe përçarjet e popullatës shqiptare me fillimin e punës së kësaj gjykate do të thellohen nga dita në ditë.

Së paku edhe për një dekadë, më askush në Kosovë nuk do të flasë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, por vetëm për valët e ciklonit përvëlues të kësaj gjykate të njëanshme ndërkombëtare.

Caku final i Serbisë është zhbërja e shtetit të Kosovës dhe nivelimi i krimeve të supozuara individuale të shqiptarëve me ato gjenocidiale të kryera nga ana e saj në Kosovë.

Lexo edhe :   Heshtja e Kullës së Sahatit dhe shoqëria e pacivilizuar

Specialja do të nivelojë krimet e supozuara  individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb në njërën anë, ndërsa në tjetrën do ta bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt integrimeve evropiane!

Lexo edhe :   Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve, zbrazin arkën e shtetit dhe varfërojnë qytetarët

Kostoja e lartë e Gjykatës (mbi 400 milionë euro) do ta rëndojë në masë të madhe buxhetin e varfër të Kosovës. Kur kësaj kostoje i shtohen edhe shpenzimet shtesë për mbrojtjen e të akuzuarve nga taksapaguesit e varfër, atëherë vetëm aspekti financiar i saj do të jetë më tepër se shkatërrimtar për “arkën” e shtetit të Kosovës, e cila do të rëndoj akoma më shumë jetën e qytetarëve të varfër të Kosovës.

Kjo nuk është e tëra, paratë e disa prej politikanëve milionerë, të akuzuar nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve  perëndimorë.

Margaritarët e rinjë dhe efektet e speciales

Efektet politike të Speciales po ashtu do të jenë me pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit, të cilat përveq dëmtimit të imazhit të luftës çlirimtare, do ta rehabilitojnë pushtuesin tonë verior-Serbinë, sponsorizuesin  kryesor të kësaj gjykate.

Specialja në vazhdimësi do të prodhojë “margaritarë” të rinjë, figura të reja që do të mbulojnë ballinat dhe faqet e shtypit të shkruar dhe medieve  elektronike. Këta “margaritarë”do të bëhen objekt i të gjitha kronikave televizive në vend dhe atyre ndërkombëtare.

Nga odiseada e Gjykatës Speciale, emrat e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar do të arrijnë të bëhen të njohur për mbarë opinionin vendor, madje edhe për të porsalindurit, që do të rriten duke dëgjuar të flasin prindërit dhe gjyshërit e tyre për gjykimet dhe vendimet e këtij tribunali ndërkombëtar.

Qëllimi i sponosrizuesve të kësaj gjykate nuk është për të vënë rend e ligj në Kosovë, as për të dënuar individët, por për të dëmtuar jo vetëm luftën për çlirimin e  Kosovës, por edhe zhbërjen e shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Thirje për unifikim

Qytetarë të dashur të vendit tim pa dallime partiake, ish luftëtar të lirisë dhe mbështetës të luftës çlirimtare, ju ftojë që të mos rrëmbeheni nga ndjenjat e çastit, qofshin ato të gëzimit apo hidhërimit, mos u ndani dhe as mos u përçani me njëri-tjetrin për figurat politike që ju ndanë dhe ju përçanë për 20 vjet rresht, duke ju trajtuar vetëm numra në fushata zgjedhore e jo qenje njerëzore që meritoni të jetoni dinjitetshëm në shtetin për të cilin keni pritur gjatë dhe keni sakrifikuar jashtëzakonisht shumë.

Tani në situatën e krijuar politike, para së gjithash Kosovës i nevojitet një unitet brenda forcave politike, një unitet nacional dhe qytetar dhe veprime të matura mirë dhe të vendosura në ecjën e mëtutjeshme për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, me përballjen e sfidave të reja politike  për ruajtjen dhe forcimin e miqësisë me SHBA-të dhe aleatët e saj që ndihmuan në çlirimin dhe krijimin e shtetit tonë.

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...

Mbante armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit të rrezikshëm

Uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçar, i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Shtetasi me inicialet O.I., rezulton me precedent të...

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...