E martë, 24 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Cila media është skandaloze

Më të lexuarat

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe, 10 kulla në ndërtim e sipër

Edhe pse vendi ndodhet në krizë ekonomike për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid-19, Tirana vijon të ketë një bum ndërtimesh. Këtij...

Komiteti Teknik del me vendimin e fundit për universitetet

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, zbuloi vendimin më të fundit që është marrë për universitetet. Në një konferencë për mediat, ajo tha se mësimi...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Nga Lutfi Dervishi

Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ka të gati sa herë i vjen në mendje media. Kanë njerëzit panik- fajin e ka media! Jep dorëheqje kryetarja e bashkisë së Durrësit- fajin e ka gazetarja që e pyet për këtë, se kjo nuk është pyetje. Ka kaos me shpërndarjen e ndihmave- fajin e ka media. Ka njerëz që ikin nga Durrësi dhe Tirana- fajin e ka sërish media! Media skandaloze!

Po për cilën media po flasim?

Për median tradicionale? Për televizionet? Për gazetat? Për radiot?

Për median e re? Për portalet?

Për median e NGO-ve?

Për median sociale?

Për gazetarët qytetarë?

Për ata që janë “ndikues” në mjedisin on line?

Le t’i marrim me radhë: Media tradicionale, kryesisht televizionet dhe veçanërisht gazetarët në terren gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme.

Këtu mund të ketë vend kritika për emisionet “debate” ku klithmat, kacafytjet dhe tonet e ngritura vijojnë a thua se jemi në prag të sezonit turistik dhe jo para një tragjedie të pa precedent dhe jemi ende në aktin e parë të saj.

Media e re, portalet, bashkuar me rrjetet sociale – në informacionet e tyre janë bazuar kryesisht mbi informacionet që ka përcjellë televizioni.
Pjesa e teprimit të tyre nuk është gjë e re. Edhe në këtë moment, të shfaqen tituj: “Tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ballë është” dhe këtu kërkohen klikime.

Klikime me çdo kusht. Le të marrim klikime – pa le të shembet bota!

Këtu janë problemet më të mëdha me ç’informimin, lajmet e rreme dhe keqinformimin.

Por këtu janë edhe gafat më të mëdha dhe më të papranueshme. Është ndaluar nga policia një vajzë 25 vjeçare (Xhulia Aliaj) për një postim që “përhap panik”, janë ndaluar nga policia dy administratorë të një portali që përveç të tjerave ishte I pari që denoncoi abuzime me ndihma nga zyrtarë të shtetit.

Teprimet në rrjetet sociale nuk janë ekskluzivitet i Shqipërisë, por përgjigja më e keqe është- dërgimi i policëve.

Policia ka plot punë këto ditë, prokurorët dhe gjykatësit mund të kenë punë, por është absurde të merren me gazetarë qytetarë apo administratorë portalesh!

Teprimet e pse jo edhe skandalet- janë çmimi që paguajmë për të qenë të lirë.

Por edhe on-line jo çdo gjë është e zezë. Informacione dhe imazhe që nuk i kap kamera e tv dhe gazetari tradicional janë produkt i punës së gazetarëve para kompjuterit.

Kur themi media është skandal, jo vetëm marrim një litar dhe lidhim gjithë pyllin, por fyejmë dhjetëra djem e vajza gazetarë që non- stop kanë raportuar edhe në kushte rreziku për jetën.

Duke thënë “media është skandal”, fyejmë ata që venë emër dhe mbiemër në raportime apo analize, sepse i barazojmë me urithët anonimë që gëlojnë si hijenat.

Para se të themi media është skandal le të mendojmë pak para se t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë do të kishim sot nëse nuk do të kishim media?

Nuk do të kishim “media skandaloze”, por sigurisht do të kishim skandale!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...