Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të fundit për një krisje të raportit të tyre, por ka qenë vetë Ina e cila i ka dhënë fund zërave.
Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur nëse është me Gerin. Ajo thotë se shkak për ndarjen është bërë fakti se kanë patur qëllime të ndryshme për të ardhmen.