Gjatë sezonit të kaluar, historia e Elidës dhe Arjanit në emisionin “Dua të të bëjë të lumtur” mori vëmendjen e të gjithëve. Ata ishin një çift me probleme xhelozie, ndërsa morën pjesë në emision për t’i dhënë shans njëri-tjetrit. Ishte Elida e cila thirri bashkëshortin në studio për t’i kërkuar falje, dhe të mos jetë më xheloz.
Por tashmë Elida e ka braktisur bashkëshortin, i cili u paraqit në emisionin “Historia ime”, për t’i bërë thirrje asaj të rikthehet për hir të fëmijëve.
Gjatë telefonatës me moderatoren e emisionit, Mirela Milori, Elida u shpreh se kishte bërë kompromis për të dalë në emision me Arjanin, pasi donin të përfitonin ushqime, para dhe t’u paguhej 2 muaj qera.
“Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arjanin që kemi dalë në atë emision. Nuk ka qenë surprizë për Arjanin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qera edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri”, u shpreh ajo.
Ndodhur në këto kushte, edhe vetë emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ka përcjellë një reagim.
Arbana Osmani ka publikuar deklaratën zyrtare të tij, ku thuhet se ka qenë Elida që kishte shkuar në zyrat e emisionit për t’u bërë pjesë e programit.