E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

CIA/Numri i viktimave civilë me dronë do të mbahet sekret

CIA nuk do të jetë më e detyruar në të ardhmen të bëjë publike numrin e civilëve viktima të sulmeve me dronë. Donald Trump shfuqizon dekretin përkatëse. Kritikët flasin për një “hap të rrezikshëm mbrapa”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone. Paraardhësi i tij, Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër “objektivave terroriste” jashtë zonave të luftimit. Këtu bënte pjesë edhe publikimi i viktimave të civilëve.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.

Dyshime për numrin e viktimave

Në vitin 2016 Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se përmes sulmeve me dronë janë vrarë 2000 vetë, 64-116 prej tyre kanë qenë civilë. Aktivistët janë të mendimit, se shifra është shumë e lartë. Organizata Human Rights First ka kritikuar vendimin e Donald Trump. Me këtë vendim të qeverisë së Trumpit kundër transparencës ndaj këtryre operacioneve bëhet “një hap i rrezikshëm mbrapa”, vëren HRF./DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vranësira dhe rënie e lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteoalb, sot...

Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe...

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...