Chris Hemsworth tregon se përse bashkëshortja nuk mori mbiemrin e tij

Chris Hemsworth në një intervistë të fundit ka treguar se gruaja e tij Elsa Pataky nuk mori mbiemrin e tij kur u martuan për shkak të një çështje të lidhur me pasaportën.

Aktori 36-vjeçar dhe kolegia spanjolle u betuan për dashurinë e përjetshme pothuajse 10 vjet më parë, në dhjetor 2010.

Duke folur në ‘The Kylie and Jackie O Show’ ai tha: “Unë mendoj se ajo donte ta merrte mbiemrin tim, dhe mbase herët a vonë do ta bëjë. Mendoj se ishte kur u kthyem nga Shtetet e Bashkuara. Ne jetonim në Europë dhe ende nuk e dinim se ku do të përfundonim. Do të kishte pasur komplikime me pasaportën “.

Chris, i cili me Elsa-n ka 3 femije; vajzën India dhe binjakët Tristan dhe Sasha, tha se e ka vlerësuar mundësinë e të qenit në gjendje të pushonte pak gjatë pandemisë koronavirus. Ai ka patur mundësinë të kalonte shumë kohë me familjen e tij në Australi.

“Nuk dua të harroj sfidat që Koronavirusi po krijon, ankthin, paqartësitë dhe gjithçka tjetër, por personalisht ka nënkuptuar gjithashtu për mua mundësinë e meditimit dhe bërjes së gjërave që kisha dashur të bëja për vite me rradhë, të tilla si të qenurit me familjen time”, tha ai.