Mançester Siti do të synojë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kur të përballen me Borusia Mënqengladbahun në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-ave në Puskas Arena të Budapestit.
Golat nga Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus i dhanë fitoren liderëve të Premier Ligës në ndeshjen e parë dhe avantazhin 2-0 për sfidën e dytë. Borusia Mënqengladbah vjen në këtë ndeshje në mes të një periudhe të zymtë përsa i përket formës.
Mbrojtja e Sitit është dukur paksa më e lëkundur se zakonisht javët e fundit, por të besuarit e Guardiolës nuk supozohet të kenë problem në kalimin e turit me Borusian që nuk po gjen më frymëzimin në fushë që kur trajneri Marko Roze deklaroi ekipin e tij të ardhshëm pa u mbyllur ende sezoni aktual.
Formacionet e mundshme:
Mançester Siti: Ederson; Walker, Dias, Stones, Zinchenko; Fernandinho, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Sterling
Borusia: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Neuhaus, Zakaria; Hofmann, Stindl, Thuram; Plea