Champions/ Siti përmbys Dortmundin, Liverpuli nuk arrin remuntadën

Përfundojnë dy ndeshjet e fundit çerekfinaliste të UEFA Champions League. Liverpuli i ka thënë lamtumirë këtij kompeticioni që në këtë fazë. S

kuadra e Jurgen Klop është eliminuar nga Reali i Madridit, pasi nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë të përfunduar 1-3 në favor të madrilenëve. Ndeshja mes këtyre dy super ekipeve është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në “Anfield Road” nuk ka gola dhe shumë emocione, por vetëm zemër nga djemtë e Klop që provuan deri në fund por mbrojtja e “Los Blancos” ishte e pakalueshme, ashtu sikurse pasaktësia e sulmuesve të Liverpulit.

Në ndeshjen tjetër, Borusia e Dortmundit nuk ka arritur të ruajë rezultatin e pjesës së parë, duke u dorëzuar përballë Mançester Sitit. “Qytetarët” përmbysën shifrat në pjesën e dytë, duke triumfuar në shifrat 1-2.