Champions / Real – Liverpul , duel aristokratësh, 19 trofe në fushë

Një vështrim mbi ndeshjet e së martës në takimet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve:

Real – Liverpul

Real do të jetë pa sulmuesin anësor Eden Hazard, që konsiderohet jo gati sa duhet pas dëmtimeve të fundit. Me Sergio Ramos të dëmtuar gjithashtu, Nacho Fernandez do të zgjidhet si zëvendësuesi i tij në qendërmbrojtje kur të luhet në stadiumin Alfredo Di Stéfano.

Liverpuli nuk ka shqetësime të reja përsa i përket dëmtimeve në lidhje me takimin midis dy aristokratëve evropianë të futbollit, të cilët kanë fituar garën 19 herë mes tyre. Diogo Jota pritet të kthehet pasi erdhi nga pankina dhe shënoi dy herë të shtunën kundër Arsenalit në Premier League.

Formacionet e mundshme:

Reali (3-5-2): Courtois; Militao, Varane, Nacho; Vazquez, Modric, Casemiro, Kroos, Mendy; Benzema, Vinicius Jr.

Liverpuli (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Jota

/t.kotorri/