Champions/ Porto- Çelsi, dragonjtë me oreks, londinezët kërkojnë gjysmëfinalet

Aksioni i së martës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s pasohet nga një dyshe tjetër ndeshjesh spektakolare sonte, me një përsëritje të finales së vitit të kaluar në Allianz Arena dhe me Porton që takohet me Çelsin në Sevilje.

Sonte Çelsi duhet të rekuperohet menjëherë nga humbja e parë e Thomas Tucheitl si trajner i bluve teksa ata shkojnë në fushën kundërshtare ndaj  Portos në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Një humbje e keqe 5-2 ndaj West Brom, në të cilën Thiago Silva doli me të kuq, qëndron në kontrast të plotë me paraqitjet e tyre të fundit të bazuara në fitoret e mëparshme në drejtimin e Thomas Tuchelit.

Shembulli më i mirë? Mundja e Atletico Madridit në shtëpi dhe jashtë në turnin e mëparshëm.

Mos harrojmë ama që Porto ishte ekipi që për të arritur  deri këtu, eliminoi Cristiano Ronaldon dhe Juventusin.

Formacionet e mundshme:

Porto – Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sanusi; Corona, Grujic, Uribe, Otavio; Marega, Martinez

Çelsi – Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James. Jorginho, Kovacic, Alonso; Havertz, Mount; Giroud