Champions/ Marcelo mund të humbasë gjysmëfinalen për një arsye absurde

Marcelo ishte titullar ndaj Chelsea në Champions League, ndërsa ndeshjen e kthimit në Londër mund ta humbasë dhe arsyeja mund të konsiderohet absurde.

Më datë 4 maj në Madrid zhvillohen zgjedhjet dhe shorti e ka përcaktuar Marcelon të jetë komisioner në një nga qendrat e votimit.

Në Spanjë kjo është diçka që bëhet me detyrim dhe vetëm një ankesë serioze mund ta shmangë pjesëmarrjen në zgjedhje.

Real Madrid e ka ankimuar këtë vendim të Bordit të Zgjedhjeve Momentalisht ka marrë një refuzim, me argumentin se Marcelo mund të bashkohet me skuadrën ditën e ndeshjes.

Ky version është i mundshëm, por problemi janë vështirësitë për të udhëtuar në kushtet e pandemisë. Kështu Marcelo rrezikon të humbë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Reali.