Champions / Lewandowski tashmë i përhershëm, Lacio nuk ka forcë

Robert Lewandowski shënoi sërish mbrëmë kur Bajerni i Mynihut kaloi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me një fitore ndaj Lacios.

Sulmuesi ekzekutoi ftohtësisht një penallti në pjesën e parë pasi Leon Goretzka u shty nga Francesco Acerbi.

Zëvendësuesi Eric Maxim Choupo-Moting shënoi për 2-0-n në pjesën e dytë me një realizim nga distancë e afërt.

Lacio rikuperoi një gol falë Marco Parolos në fund, por Bajerni arriti të kalojë me një rezultat total 6-2.

Lewandowski, i cili u zëvendësua nga Choupo-Moting me më shumë se 20 minuta të mbetura, pat goditur më parë shtyllën me një goditje të shkëlqyer nga distanca.

Goli i tij, i 13-ti nga pika e bardhë në Champions League – do të thotë që Lewandowski ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola në kompeticion se çdo lojtar tjetër që nga fillimi i sezonit të kaluar, me 20 gola dhe 5 asistime.

Ai u duk i zhgënjyer që u zëvëndësua, por Choupo-Moting thelloi epërsinë e Bajernit kur u asistua nga David Alaba vetëm 121 sekonda pas hyrjes.

Lacio, i mundur 4-1 në ndeshjen e parë në Romë, luajti shumë më mirë në pjesën e dytë: Parolo goditi një goditje të lirë të përsosur për golin e lacialëve, para se Joaquin Correa të humbte mundësine për barazim.