E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

Champions League në rrezik, UEFA heton Manchester City-n

Prestigjozja britanike “Daily Mail’, ka raportuar se UEFA ende nuk e ka mbyllur hetimin për sa i përket Fair Play Financiar të shkelur nga skuadra e Mançester Sitit, teksa nuk përjashtohet dënimi i ashpër ose gjobë ndaj “qytetarëve”.

Në shkurtin e vitit të kaluar, UEFA vendosi të ndalojë për dy vite pjesëmarrjen e Sitit në Ligën e Kampionëve dhe i ndëshkoi me 30 milion euro gjobë, por vendimi u hodh poshtë nga gjykata e TAS-it në Zvicër, e cila e zbriti dënimin në një gjobë 10 milion euro.

Një histori e cila dukej se ishte mbyllur, por ende nuk është zgjidhur plotësisht. Vetë drejtuesit e Premier Ligës janë shprehur se nuk do të flasin deri sa kjo çështje të mbyllet.

Në dëm të Sitit dolën disa dokumente ku dukej qartë shkelja financiare, por vetë klubi reagoi me pretendimin se këto letra ishin “jashtë kontekstit” dhe ishin vjedhur për të dëmtuar reputacionin e klubit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...