Champions League/ Inter fiton mes drithërimash në Gjermani, avancon Liverpul

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 5 të UEFA Champions League. Vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit.

Zikaltërit e Kontes, arritën një fitore dramatike 2-3, falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Ky ishte triumfi i parë në Champions për Interin këtë sezon.

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera të zhvilluara mbrëmjen e sotme, Liverpuli dhe Marseja triumfuan në shtëpi.

Ka zhgënjyer në shtëpi Atalanta e Gjimshitit, që nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj danezëve të Midtjulland . Në barazim u mbyllën edhe 2 sfidat e tjera, Atletiko-Bajern dhe Porto-Siti.

REZULTATET: 

Atletiko Madrid – Bajern Mynih 1-1

Zhoao Feliks 26′ / Myler 86′ 

Mynshengladbah – Inter 2-3

Plea 45+1′ , 76′ / Darmian 17′ , Lukaku 64′ , 73′ 

Liverpul – Ajaks 1-0

Xhones 58′ 

Marsejë – Olimpiakos 2-1

Pajet 55′ (p), 75′ (p) / Kamara 33′ 

Porto – Mançester Siti 0-0

Atalanta – Midtjulland 1-1

Romero 79′ / Sholc 14′