Champions/ Gjithçka mbi Juve-Porto

Kampionët në fuqi të Italisë dhe Portugalisë rinisin betejën e tyre për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nesër në mbrëmje, me Juventusin që pret Porton me diferencë një gol nga ndeshja e parë.

Për të përmbysur një disavantazh në raundin e 16-të që u ndodh për të dytin vit radhazi, “bianconerët” do të përpiqen të kapërcejnë problemet me dëmtimet dhe formën jokonsistente për të hequr qafe homologët e tyre të talentuar Iberikë në Torino.

Muajin e kaluar, në Porto, vendasit  papritur morën epërsinë në vetëm dy minuta me sulmuesin iranian Mehdi Taremi dhe e gjetën veten dy gola para menjëherë pas pjesës së parë falë një goditje nga Moussa Marega.

Në dukje i shtangur , Juventusi e gjeti veten pa frymëzim për shumë minuta atë natë, por goli tejet i rëndësishëm i Federico Chiesa-s në fund e la sfidën të hapur .

I dalë  nga Sportingu i Lisbonës, Ronaldo ka shënuar vetëm një fitore nga shtatë ndeshje me Porto në karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyeshme – duke shënuar edhe një gol – kështu që ai do të jetë dyfish i vendosur për të thyer patriotët nesër. Duke përfituar nga një pushim i rrallë gjatë 60 minutave të para në fitoren jetike  të Juves 3-1 ndaj Lazios të shtunën, ai duhet të jetë në gjendje të shkëlqyeshme për ta bërë këtë.

Pjesërisht për shkak të qasjes eksperimentale të trajnerit fillestar,  Andrea Pirlo, Juventusi është ende në kërkim të qëndrueshmërisë, por megjithatë ka pësuar vetëm gjashtë gola në trembëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, megjithë krizën e vazhdueshme të dëmtimeve në mbrojtje. Jo vetëm kaq, por Juve ka fituar shtatë ndeshjet e fundit si vendas në Serie A, duke shënuar të paktën dy gola në çdo rast.

Me trofeun e Ligës së Kampionëve në mendje që ka rezultuar  i pakapshëm për kaq shumë kohë në Torino, Pirlo i kritikuar shumë do të vlerësohej me superlativa  nëse arrin të bëjë hapat për të kapur  lavdinë kontinentale duke filluar që nesër  mbrëma.

Skuadra e Sergio Conseisao-s, nga ana tjetër, aktualisht gjendet  larg nga rivalët e vjetër të Sportingut në kampionat. Por kanë dëshmuar edhe një herë se janë një makineri  sulmuese,  me 47 gola deri më tani në kampionatin portugez – më shumë se kushdo tjetër – “dragonjtë”  mbeten  të pamposhtur në 16 ndeshje radhazi në kampionat, ndërsa  në fundjavë  korrën një fitore 2-0 ndaj Gil Vicente-s.

Lexo edhe :   “Mbape do të jetë Ronaldo i ri”, Mateus: Bajernit i ka shteruar shkëlqimi

Të mërkurën Porto u shtang nga Braga në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kupës, duke humbur 3-2 në shtëpi dhe 4-3 në total, duke bërë Championsin të vetmin kompeticion ku mund të arrijnë  diçka.

FORMA dhe DËMTIMET

Përsa i përket formës në rezultate, Juventusi dhe Porto kanë arritur nga 3 fitore në 6 ndeshjet e fundit respektivisht, një statistikë aspak mbresëlkënëse nga dy gjigandë të kampiponateve të tyre.

Lista e dëmtimeve të rëndësishme të Andrea Pirlo-s mund të fillojë të pakësohet, me Giorgio Chiellini-n dhe Matthijs de Ligt që po rekuperohen dhe janë shumë pranë rikthimit, ndërsa Leonardo Bonucci dhe Arthur të dy erdhën nga pankina në gjysmën e dytë të ndeshjes  të së Shtunës ndaj Lazios teksa  Juan Cuadrado qe në gjendje të luajë 70 minuta.

Sidoqoftë, Paulo Dybala mbetet i dëmtuar, ndërsa Rodrigo Bentancur doli pozitiv me COVID-19 në fund të javës së kaluar. Përveç kësaj, mbrojtësi i gjithanshëm Danilo – gjithashtu i pranishëm në mesfushë herën e kaluar – është i skualifikuar.

Duke parë momentin e frytshëm të Alvaro Morata-s  duhet të jetë ai favoriti për të filluar përkrah Cristiano Ronaldos, me Dejan Kulusevski në stol.

Portugezët  janë të shqetësuar për disponueshmërinë e lojtarëve kryesorë Pepe dhe Jesus Corona, që të dy janë kthyer nga udhëtimi i tyre në fundjavë në Barcelos pasi pësuan dëmtime

Chancel Mbemba i Portos pritet të mënjanohet përsëri, ndërsa Ivan Marcano mund të mos jetë në gjendje për të qenë i pranishëm në Torino, duke shkaktuar një problem të mundshëm të përzgjedhjes në qendër të mbrojtjes nëse Pepe nuk është në gjendje të luajë.

Formacioni i mundshëm startues i Juventusit:

Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Sandro; Chiesa, Rabiot, McKennie, Ramsey; Morata, Ronaldo

Formimi i mundshëm titullar Porto:

Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Zaidu; Oliveira, Uribe, Otavio, Corona; Taremi, Marega