Aksioni i së martës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s pasohet nga një dyshe tjetër ndeshjesh spektakolare sonte, me një përsëritje të finales së vitit të kaluar në Allianz Arena dhe me Porton që takohet me Çelsin në Sevilje.
Bayern Munich do të jetë pa Robert Lewandowskin dhe Serge Gnabryn sonte për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi, i konsideruar si më i miri në botë, pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjeve të tij me kombëtaren e Polonisë, duke u ‘përjashtuar’ nga të dyja ndeshjet ndaj francezëve.
Kingsley Coman shënoi golin e vetëm kur Bayerni mundi PSG-në në finalen e vitit të kaluar, dhe mund të duhet ta bëjë përsëri si arma kryesore e gjermanëve në këtë përballje. Herën e fundit Leon Goretzka e fitoi ndeshjen kundër Leipzigut në kampionat, me Thomas Muller dhe Joshua Kimmichin gjithashtu të përfshirë.
Të tre kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon dhe do të kenë për detyrë të kompensojnë mungesën e Lewandowskit.
Gnabry ka marrë koronavirusin, kështu që dhe ai do të humbasë ndeshjen. Leroy Sane shpreson të luajë.
PSG nuk do të ketë dy mesfushorët e saj më të mirë. Marco Verratti gjithashtu mori koronavirusin – për herë të tretë – dhe Leandro Paredes është i skualifikuar për ndeshjen e parë.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich – Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting
PSG – Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe; Kean