Goli i Olivier Giroud ndan Çelsin nga Atletiko i Madridit në këtë përballje intriguese të raundit të 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.
Improvizimi mbresëlënës i francezit bën që ekipi i Thomas Tuchel-it të jetë favorit për të kaluar, megjithëse ekipi i Diego Simeones është e sigurt se do të luftojë deri në fund.
Një barazim pa gola në Lids fundjavën e kaluar nxori në pah vështirësinë e bluve në tridhjetë metrat e fundit, pavarësisht se zgjatën serinë e tyre pa humbje me Tuchel-in, ndërsa spanjollët arritën të njëjtin rezultat kundër Getafes me 10 lojtarë.
Tuchel parashikon një provë të ngjashme me ndeshjen e parë të Bukureshtit, ndërsa i përshkruan spanjollët si “të rezervuar”: “Unë pres pak a shumë të njëjtën gjë si në Bukuresht.
“Atyre u kthehen Trippier, Carrasco dhe Gimenez. Lemar dhe Llorente të disponueshëm në krahë ndryshojnë disi qasjen por në përgjithësi unë pres pak a shumë të njëjtën gjë.
“Një skuadër që është e vështirë për ti luajtur kundër, gjen hapësirë prapa linjës së fundit dhe me siguri është shumë e vështirë t’i krijosh shanse kundër.
“Besoj se çdo klub ka ADN-në dhe karakteristikat e veta. Me Simeonen ata janë një nga skuadrat më të vështira për tu mposhtur prej disiplinës dhe mbrojtjes së tyre të organizuar. Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme në sulm dhe në mbajtje topi, janë një ekip i plotë “.
Mason Mount dhe Jorginho janë të pezulluar, ndërsa Thiago Silva dhe Tammy Abraham janë mungesa për shkak të lëndimit.
Simeone mund të mbështetet tek dy fytyra të reja që nuk ishin në ndeshjen e parë, Kieran Trippier mbylli një pezullim 10-javor, ndërsa Jose Gimenez është kthyer nga një dëmtim. Jan Oblak provoi veten kundër Getafes. Joao Felix pritet të kthehet në formacion pasi e nisi në stol fundjavën e kaluar.
Formacionet e mundshme:
Çelsi: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Kante, Kovacic, Alonso; Havertz, Werner; Giroud
Atletiko: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke; Felix, Llorente, Saul, Correa; Suarez