Champions 21:00 / Parizienët presin ‘qytetarët’ nga Anglia, luhet finalja

PSG pret në Paris të Francës Mançester Sitin në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve, në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë, ku do të luhet përballja e dytë e Ligës së Kampionëve në këtë fazë pas Real – Chelsea.

Ndeshja fillon në orën 21:00 në “Parc de Princes” dhe do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Felix Brych.

Formacionet e mundshme:

PSG: (4-3-3): Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Paredes, Gueye, Veratti; Di Maria, Mbappe, Neymar

Siti: (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden