Champions, 21:00/ Bajerni pret Lacion, gjithçka mbi ndeshjen

Kampionët në fuqi hyjnë në fushë me një avantazh pothuajse të pakthyeshëm nga ndeshja e parë, pasi kanë mposhtur Lacion 4-1 jashtë. Kështu, bluve italianë do t’u duhen të paktën katër gola për të pasur një shans për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe për të kaluar në raundin tjetër.

Bajerni ka qenë në formë kohët e fundit, teksa, kanë fituar katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat me një rezultat të përgjithshëm 16-5. Nga ana tjetër, Lacio, ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit që nga humbja kundër bavarezëve dhe arriti të mposhtte vetëm Krotonen 3-2 fundjavën e kaluar.

Kështu, do të duhej një përpjekje monumentale nga ana e lojtarëve të Simone Inzaghit për të nxjerrë Hansi Flickun jashtë kompeticionit, pra një ëndërr.

Bajerni është në vështirësi për shkak të disponueshmërisë së kapitenit dhe njëkohësisht portierit të parë Manuel Neuer, në dyshim për shkak të një ftohjeje, ndërsa Kingsley Coman gjithashtu mund të mungojë për shkak të një problemi muskular. Sidoqoftë, David Alaba mund të kthehet pasi humbi ndeshjen e fundit, por Douglas Costa, Tanguy Nianzou dhe Corentin Tolisso janë jashtë.

Hansi Flick mund të detyrohet të bëjë disa ndryshime këtë mbrëmje, me Alexander Nubelit që ka gjasa të bashkohet me skuadrën në vend të  Neuerit në portë.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Nubel; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Lacio do të duhet të bëjë pa Luiz Felipe-n dhe Jean-Manuel Akpa Akpro, ndërsa Manuel Lazzari është gjithashtu një dyshim për ndeshjen e sotme. Edhe pse mungesat e tyre janë pothuajse të sigurta, Simone Inzaghi do të përgatisë një formacion të fortë për të provuar të dalë kundër çdo statistike dhe probabiliteti.

Pepe Reina do të jetë në portë për Lazion, ku ai do të mbrohet nga formacioni mbrojtës me tre vetë i përbërë nga Francesco Acerbi, Patric dhe Stefan Radu. Me Lazzarin në dyshim, Mohammed Fares mbetet mbrojtës në të majtë ndërsa Adam Marusic futet në të djathtë.

Mesfushori veteran Lucas Leiva do të ketë për detyrë të ndalojë kundërshtarin në mes të fushës, ndërsa Sergej Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto do t’i bashkohen në të dy anët dhe do të kërkojnë t’i sigurojnë ekipit kreativitet.

Nuk ka asnjë mënyrë për të mos parashikuar asin Ciro Immobile në majë të sulmit blu me Joaquin Correan.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Reina; Patric, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Fares; Correa, Immobile

Statistika:

Bajerni i Mynihut  ka shënuar të paktën dy gola në 16 nga 18 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Lazio ka fituar vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit në UEFA Champions League (Barazime 5, Humbje 9). Ata nuk kanë fituar në tetë ndeshjet e tyre të mëparshme në transfertë në Champions  (B4, H4).

Trajneri i Bajernit, Hansi Flick është i pamposhtur si trajner në UEFA Champions League, me 14 fitore dhe një barazim deri më tani. Gjatë kësaj serie, bavarezët  kanë shënuar  52 gola dhe pësuar vetëm 10.

Deri në këtë sezon, asnjë skuadër në historinë e Kupës së Evropës / UEFA Champions League nuk ka kaluar kurrë në fazët me eleminim direkt  pasi ka humbur në shtëpi ndeshjen e parë me një diferencë prej tre ose më shumë golash ​​.

Bajerni shënoi më shumë së shumti gola në Champions League sezonin e kaluar (43) dhe është sërish në krye të ‘tabelës’ në sezonin aktual me 22 gola në shtatë ndeshje.