E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Çfarë s’u pa/Sherr në protestë, Florenc Hoxha shtyn të moshuarën

Një grua në moshë, simpatizante e PS-së është përplasur me protestues të PD-së dhe LSI-së. Mësohet se gruaja ka kërkuar llogari për 21 janarin, gjë që ka shkaktuar reagimin e ish-kreut të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

“Përse bëhet protesta në vendin ku u vranë 4 vetë? Turp, nuk keni moral”, është shprehur ajo, por menjëherë i janë kthyer mbështetës të PD-së, mes tyre Florenc Hoxha. Ky i fundit i ka kërkuar që të largohet dhe e ka shtyrë.

Në video shihet sesi një nga protestueset e opozitës tenton ta godasë të moshuarën e cila merret në mbrojtje nga policia. Mësohet se zonja është shoqëruar në komisariatin numër 1, ndërsa ky ka qenë incidenti i vetëm i protestës së sotma, teksa turma është shpërndarë me qetësi pas përfundimit të fjalës së Bashës.

Më poshtë momenti i përplasjes, publikuar nga Report TV:

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...