E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 17:00? Rama me mesazh ndaj Bashës e Kryemadhit

Kryeministri Rama ka apeluar ndaj opozitës jashtë parlamentare, që të mos e bojkotojë mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet sot në orën 17:00. Ai iu rikujton faktin se duhet të vijojë dialogu tripalësh së bashku me opozitën parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, njofton kreu i qeverisë.

Mazhoranca firmosi një ditë më parë një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve. Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet...

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...