Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Shpërthimi ka ndodhur në një hotel që po rikonstruktohet në afërsi të portit, por ende nuk janë bërë me dije se cilat janë shkaqet.
Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka qenë shpërthimi i një bombule gazi brenda në hotel dhe raportohet për të lënduar si dhe për dëme materiale në godinat përreth.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna me hetimet, por ende s’ka një komunikim zyrtar se çfarë ka ndodhur.