Ditën e sotme është raportuar se në akset rrugore afër Tiranës ka pasur trafik shumë të rënduar.
“Balkan Web” raporton se në aksin rrugor Thumanë – Fushë Krujë dhe në atë Vorë – Fushë Krujë radha e makinave shkon deri në 5 kilometra.
Mësohet se shkak për trafikun e rënduar janë bërë punimet që po kryhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe mungesa e standardeve rrugore të aksit Fushë Krujë-Thumanë. Trafiku ka sjellë vonesa të mëdha për këdo që udhëton nga veriu në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë e anasjelltas.