E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh me Shkodrën? 12 të infektuar për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, mjaft shqetësuese janë shifrat që vijnë nga qyteti i Shkodrës lidhur me personat e infektuar me koronavirus. 12 raste të reja janë identifikuar vetëm në këtë qytet, pothuajse sa gjysma e rasteve totale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare. Mes të prekurve është edhe një fëmijë 13-vjeçar. Por çfarë ka ndodhur që ka kaq shumë të prekur? Pse ka kaq shumë persona të infektuar?

Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky numër vjen si pasojë e mos respektimit të distancimit social.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër, tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike”, tha ajo.

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Kontrollet e RENEA-s/ Hoxha zbulon zonat e “nxehta” në Vlorë dhe Shkodër

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...