E premte, 3 Prill, 2020
12 C
Tirana

Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar koronavirusin

Lexo edhe ...

COVID-19/ 4 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Sot është nënshkruar marrëveshja e mbështetjes së BE-së, për të luftuar COVID-19 në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua online, dhe të pranishëm ishin ministrja Manastirliu,...

“Mami, mos ik në punë…”, mjekja që u nis në Itali: Bëj mbi 300 tampone në ditë

Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mjekëve...

Duan të testojnë vaksinën te afrikanët, Eto dhe Drogba: Bij k…, nuk jemi kavie laboratori ne!

“Nuk jemi kavie, bij k…”. Me këto fjalë, dy ndër legjendat e futbollit afrikan si Didier Drogba e Samuel Eto kanë shtyrë me forcë...

Merkel merr vendimin që nuk pritej kaq shpejt

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar se ajo i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është kthyer në zyrë. Merkel është...

Pas më shumë se 150 rasteve të konstatuara me koronavirus në veri Italisë, ndërmarrjet, duke filluar nga Unilever e Casalpusterlengo (Lodi) ku u zbulua rasti i parë i prekur, ai i një 38-vjeçari, po vendosin një seri masash për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Assolombarda po u siguron sipërmarrësve një seri informacionesh dhe një manual të sjelljes që do të miratohet, në përputhje me ato që tashmë po qarkullojnë nga Ministria e Shëndetësisë .

Këtu janë masat kryesore që kanë ndërmarrë të gjitha ndërmarrjet, duke filluar nga e hëna e 24 shkurtit.

LVMH

Lvmh, multinacionalja luksoze franceze, u ka kërkuar menaxherëve të saj që për disa ditë të mos udhëtojnë drejt dhe nga Italia në zyrat e tjera ndërkombëtare.

Armani dhe Todi

Giorgio Armani ka vendosur të mbyllë zyrat me qendër në Milano dhe vendet e prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino dhe Piemonte për një javë. Përveç stafit që po merret me emergjencën e koronavirusit, të cilët nuk do të bëjnë pushim.

Nga Gucci ende nuk është marrë një vendim, si dhe nga Versace, ndërsa Tod’s ka preferuar të zgjedhë kufizime në oraret e punës dhe ndalimin e udhëtimeve për disa ditë.

Tim

Në rajonet që mbulohen nga ordinancat, Lombardia, Veneto, Piedmont dhe Emilia Romagna, Tim ka vendosur të “pezullojë ndërhyrjet teknike jo urgjente ndërsa për ndërhyrjet të domosdoshme do të miratohen të gjitha masat dhe pajisjet e nevojshme që teknikët të operojnë në sigurinë totale”.

Ndër masat e vendosura për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus, Tim gjithashtu “favorizoi punën nga shtëpia dhe këshilloi përdorimin e mjeteve të komunikimit virtual në mënyrë për të shmangur udhëtimet në rajonet e prekura”.

Enel

Enel ka porositur të punojë “smart” (punë inga shtëpia) deri në caktimin e një date për të gjithë kolegët që punojnë ose kanë vendbanim në njërën prej komunave të prekura nga ordinancat publike” në lidhje me koronavirusin. Këto dispozita do të zbatohen gjithashtu për personelin e palëve të treta që punojnë në zyrat e Enel.

Unilever (Casalpusterlengo, Lodi)

Aktivitetet e qendrës kërkimore ndërkombëtare, ku rezultoi i prekur me koronavirus një 38-vjecar, është ndaluar të kryejë testet e nevojshme dhe është në pritje të indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, raporton Ansa. Kantina është mbyllur. Protokollet e planifikuara ministrore tashmë janë aktivizuar. Menaxhimi i kompanisë është përgjegjësi e Rajonit të Lombardisë.

Mae (Fiorenzuola d’Arda, Piacenza)

Rreth shtatëdhjetë punonjës janë kontrolluar në orët e fundit. Departamenti i Higjienës Publike të Piacenza tashmë kishte kontaktuar mjekun kompetent të MAE për të filluar kontrollin e punëtorëve.  Më 21 shkurt kompania u mbyll me kërkesë të pronarit.

Eni (San Donato Milanese, Milano)

Rrjeti ndërkombëtar i energjisë i lë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda në shtëpi për një javë. Ata do të punojnë nga shtëpia.

Saipem (San Donato Milanese, Milano)

Kompania e kontrolluar nga Eni tashmë ka dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda. Nga 21 shkurti, ajo ka aktivizuar punën “smart’. Departamenti i personelit është duke kontaktuar një nga një me punonjësit që banojnë në komunat në provincën e Lodi, të listuara në mesin e atyre që janë në rrezik. Këshilla që u jepet atyre është të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur.

Arcelor Mittal

“Për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë kolegëve tanë –  thuhet në një letër nga drejtori i burimeve njerëzore – konsiderohet e domosdoshme, me efekt të menjëhershëm, që të gjithë punonjësit” në Komunat e Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo dhe Codogno, ose edhe ata punonjës që kanë shkuar dhe janë shoqëruar me persona të këtyre zonave në 14 ditët e funidt, duhet që menjëherë dhe deri në një urdhër të dytë të ofrojnë punën nga shtëpia, të lënë vendet e punës dhe të shmangin kontaktet sociale”. Kompania gjithashtu ka pezulluar udhëtimin në shumë zona aziatike.

Të njëjtat rregulla kanë ndjekur pothuajse të gjitha kompanitë, sic janë Trenord, Luxottica (selia ne Milano), Vodafone, Etra (Padova), Intesa San Paolo, Trenitalia, si edhe Mediaset.

Po ashtu edhe Bashkia e Milanos ka vendosur të pezullojë punonjësit e administratës dhe të filialeve që vijnë nga bashkitë “aty ku ka shpërthyer infeksioni”, siç thuhet nga kryebashkiaku, Giuseppe Sala. Deri tani 14 punonjës janë pezulluar nga puna.

Task-Forcë e Konfindustria

“Konfindustria ka vënë në dispozicion për të siguruar mbështetje dhe informacion për kompanitë që përballen me vështirësi logjistike dhe të menaxhimit të burimeve”, shpjegon nënkryetari për ndërkombëtarizimin, Licia Mattioli.

“Ne gjithashtu kemi ngritur – thotë ai – një Task Forcë për Koronavirusin”për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit në një mënyrë efikase dhe në kohë.

“Është ende shumë herët për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga Koronavirus në ekonominë italiane,” tha nënkryetari i Confindustria, “por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm që këto pasoja do të ndërthuren me një skenar ekonomik tashmë të vështirë. Duke parë veçanërisht sektorin e luksit, nuk ka dyshim se ndikimet do të jenë të rëndësishme”.

Leonardo dhe Pirelli

Të dy grupet pezulluan transferimet kombëtare dhe ndërkombëtare “si një masë paraprake dhe me efekt të menjëhershëm”.

Zurich

Kompania e sigurimeve u kërkoi punonjësve të Milano, Brescia, Modena, Rimini, Padova dhe Torino që të punojnë nga shtëpia edhe nëse nuk ka raste të infektimit mes punonjësve. Dhe mbledhjet janë kthyer në konferenca online, për të shmangur udhëtimet në 4 rajonet e përfshira./Ilsole24ore

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19/ 4 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Sot është nënshkruar marrëveshja e mbështetjes së BE-së, për të luftuar COVID-19 në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua online, dhe të pranishëm ishin ministrja Manastirliu,...

“Mami, mos ik në punë…”, mjekja që u nis në Itali: Bëj mbi 300 tampone në ditë

Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mjekëve...

Duan të testojnë vaksinën te afrikanët, Eto dhe Drogba: Bij k…, nuk jemi kavie laboratori ne!

“Nuk jemi kavie, bij k…”. Me këto fjalë, dy ndër legjendat e futbollit afrikan si Didier Drogba e Samuel Eto kanë shtyrë me forcë...

Merkel merr vendimin që nuk pritej kaq shpejt

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar se ajo i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është kthyer në zyrë. Merkel është...

Spanja thyen rekordin e viktimave në 24 orë

Një tjetër ditë tragjike për Spanjën. Sot kanë humbur jetën prej koronavirusit 932 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 11.000. Spanja...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT