E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Çfarë paralajmëron Nasip-fushata?

Nga: Red Varaku

Edi Rama, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri u shfaqën në një video para opinionit publik nën avujt e alkolit dhe në zdërhallje të plotë duke ‘lypur’ dhe prezencën e një ish-bashkëpunëtori të tyre në tryezën e tyre ku duket se i kanë siguruar dhe një ‘llokëm’ në këmbim të shërbimeve të tij.

Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, sepse të zdërhallesh nën avujt e alkolit me miq apo ish-kundërshtarë politikë dhe degjenerosh në skena të tilla nuk ka asgjë të keqe për standartin e njerëzve të tillë që të gjithë i njohim.

Në fund të ditës të gjithë ata janë njerëz të atij niveli dhe janë në të drejtën e tyre t’i drejtohen njëri tjetrit në atë formë kur janë në jetën e tyre private. Kjo do të ishte një pamje fare normale e tre bashkëpunëtorëve të cilët janë mbledhur dhe shkëmbejnë batuta nën avujt e alkolit, por kurrsesi e tre zyrtarëve të shtetit.

Sepse, kur bëhet fjalë për kryeministrin e vendit që po kalon një krizë të rëndë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, një ish-ministër i një partie tjetër të lidhur me skandalin e inceneratorëve dhe për garuzhden e korrupsionit të provuar dhe si hajdut zgjedhjesh dhe aktualisht një zyrtar i lartë i PS që drejton Vlorën, kjo merr një kuptim krejt tjetër.

Aq më tepër kur ata shfaqen duke diskutuar për zgjedhje politike duke ofruar ‘llokma’ pushteti për shërbime elektorale dhe aq më tepër kur dy personazhet kryesore të kësaj videoje, kryeministri dhe Damian Gjiknuri janë akuzuar si arkitektë të vjedhjes së votës në gjithë Shqipërinë dhe janë provuar si të tillë në dosjen 184.

Këtu fillon problemi. Sepse, jemi përballë një fakti tjetër shumë të rëndë ,i cili na provon asgjësimin tërësisht të procesit politik, asgjësimin e institucioneve dhe degradimin e rëndë të mentalitetit të këtij grupi të strukturuar kriminal që ka pushtuar institucionet dhe ka marrë peng vendin, e cila më së paku është shndërruar në një pazar interesash banale që nuk kanë asnjë lidhje me interesin e qytetarëve.

Lexo edhe :   Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Është pikërisht kjo praktikë e rekrutimit të njerëzve mbi baza mercenare që ka instaluar psikologjinë e servilizmit, të vjedhjes, të blerjes dhe matrapazllëkut si mundësi për të ecur përpara dhe për të mbijetuar në këtë realitet të hidhur.

Pra, në vend që këta persona të shfaqen në një zyrë të caktuar dhe të kishin një bashkëpunim parimor dhe programor për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre dhe fare mirë të ftonin dhe dikë tjetër që ndan të njëjtin vizion për t’iu bashkuar në rrugën e tyre, këta shfaqen të dehur nga pushteti dhe diskutojnë për aleancat politike si pazare të ulëta mercenarësh politikë që e shikojnë pushtetin si matrapazë për të vjedhur dhe për tu pasuruar.

Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kjo dëshmon se llumi ka pushtuar institucionet dhe sundohemi nga një bandë që e shikon pushtetin si tepsi dhe plaçkë për tu ndarë mes çakejve politikë. Kjo njëkohësisht dëshmon se nxënësi i Konicës nuk ka ndezur motorrët e fushatës, por ka ndezur sërish mekanizmin për të realizuar projektin për vjedhjen ose prishjen e zgjedhjeve.

Dhe kjo është një arsye për të kuptuar se jemi përballë një beteje finale. Për të kuptuar se fatin tonë në dorë tanimë nuk e ka më askush, përveç se vetë ne dhe se të gjithë kemi vetëm një zgjidhje; të angazhohemi plotësisht dhe të dalim masivisht në zgjedhje për të ndalur projektin e kësaj lukunie për të rivjedhur vullnetin, pasuritë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Rrugë tjetër nuk ka!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...