Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 28 maj?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 28 maj?

1830 -Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë periudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largëta.

1871 – Bie Komuna e Parisit – qeveri revolucionare socialiste nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Vrasja e dy gjeneralëve të ushtrisë nga ushtarët e Gardës së Komunës dhe refuzimi i njohjes së autoritetit të qeverisë – çoi në ndërhyrjen e ushtrisë dhe në Javën e Përgjakshme. Debatet mbi politikat dhe fundin e Komunës patën ndikim të madh në idetë e Karl Marksit.

1892 – Në San Francisko, Kaliforni, avokati John Muir krijon Sierra Club. Ky grup i lidhur tradicionalisht me lëvizjen progresive, u bë organizatat e parë në botë për mbrojtjen e mjedisit, dhe aktualisht angazhohet në lobimin e politikanëve për promovimin e politikave të gjelbra.

1937 – Themelohet Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i automobilave.

Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli.

1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar.

1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International.

1964 – Formohet Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me qëllim të krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës. PLO u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si organizatë terroriste deri në Konferencën e Madridit në vitin 1991. Më 1993, PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe, si dhe refuzoi dhunën dhe terrorizmin; në përgjigje, Izraeli e njohu zyrtarisht këtë organizatë si përfaqësuese të popullit palestinez.

1967 – Aeroplanmbajtësja amerikane USS John F. Kennedy u përurua nga Jacqueline Kennedy dhe e bija, Caroline.

1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian

1987 – Piloti 19-vjeçar gjermano-perëndimor Mathias Rust shmang mbrojtjen ajrore sovjetike dhe e ul aeroplanin e tij privat në Sheshin e Kuq në Moskë. Ai menjëherë u kap dhe nuk do të lirohej deri në 3 gusht 1988.

1995 – Në Culpeper, Virginia, aktori Christopher Reeve paralizohet nga qafa e poshtë pasi bie nga kali në një garë hipizmi. Reeve – aktor filmik, drejtor, regjisor, skenarist, autor dhe aktivist – njihet kryesisht për rolin e supermenit (Klark) në filmin me të njëjtin titull. Që nga koha e paralizimit fizik e deri sa vdiq më 2004, ai loboi fuqishëm për kërkime shkencore në fushën e qelizave embrionale për trajtime mjekësore – themeloi Fondacionin Christopher Reeve dhe bashkë-themeloi Qendrën e Kërkimeve Reeve – Irvine.

1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vinçit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 28 maj?retrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Ushqimet që duhet të hani gjatë muajit të Ramazanit

Ushqimet që duhet të hani gjatë muajit të Ramazanit

Vuajtja dhe mallkimet e fanatiksave bardheblu pas rënies në Kategorinë e Parë

Vuajtja dhe mallkimet e fanatiksave bardheblu pas rënies në Kategorinë e Parë

Seria A ul sot siparin; Roma dhe Napoli luajnë për vendin e 2-të, Totti i jep lamtumirën futbollit

Seria A ul sot siparin; Roma dhe Napoli luajnë për vendin e 2-të, Totti i jep lamtumirën futbollit

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier
Aktualitet

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier

by mirseda
16:23 | 19/05/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si...

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

15:07 | 19/05/2025
Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

15:04 | 19/05/2025
“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

15:00 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com