1593 – Lëshohet urdhër arresti për dramaturgun, poetin dhe përkthyesin Christopher Marlow, pas akuzave të dramaturgut Thomas Kyd. Marlow ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t’u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohshme të Marlowes. Për çfarë u arrestua poeti nuk ka të dhëna, mendohet të kenë qenë akuza për blasfemi.
1852 – Në Masaçusets vendoset me detyrim që të gjithë fëmijët e moshës shkollore të shkojnë në shkollë.
1860 – Partia Republikane emëron Abraham Linkoln si kandidat për President në kuvendin në Çikago. Të gjithë kandidatët rivalë republikanë të Linkolnit u bënë anëtarë të kabinetit të tij presidencial.
1944 – Bashkimi Sovjetik dëbon nga Krimea më shumë se 200 mijë tatarë të akuzuar për bashkëpunim me nazistët gjermanë.
1952 – Profesori i antikitetit W.F. Libby shpall se monumenti parahistorik Stonehenge (Stonhenxh) në Wiltshire, Angli daton nga viti 1848 pes (të dhëna të tjera më pas e datojnë atë edhe më herët). Shumë aspekte të Stonehenge mbeten subjekt debatesh – mister është se kush, kur, pse dhe si u ndërtua gjithë ky monument me gurë të lartë vertikalisht e mbi to gurë të rëndë horizontalisht të cilët formojnë një rreth që nuk dihet për çfarë funksioni.
Edhe pse është një nga monumentet më të famshme të botës, rrethi i gurëve para-historikë, të njohur si mbetjet e Stonehenge fshihen në mister.
Madhësia e këtyre gurëve tregon se Stonehenge ishte me rëndësi jetike për njerëzit antikë që e ndërtuan atë, por qëllimi i monumentit ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta për shekuj me radhë. Teoritë mbi të kanë qenë të shumta, si nga një objekt i lashtë si qendër shërimi, por edhe si një vend për uljen e alienëve.
Në shekujt 17 dhe 18, shumë besonin se Stonehenge ishte një tempull i ndërtuar nga paganët keltë si qendër për adhurimin e tyre fetar.
Por dijetarët e fundit kanë arritur në përfundimin se Stonehenge shihej si një destinacion pelegrinazhi. Një hipotezë e qëndrueshme për qëllimin e ndërtimit të Stonehenge vjen nga një vëzhgim fillestar, i bërë nga dijetarët në shekullin e 18. Sipas tyre hyrja e monumentit përballet me ngritjen e diellin në ditën e solsticit veror.
Ky orientim sugjeron se astronomët e lashtë mund ta kenë përdorur Stonehenge si një lloj kalendari diellor për të ndjekur lëvizjen e diellit dhe hënën dhe shënonte ndryshimin e stinëve.
Megjithatë janë zbuluar teori të ndryshme në bazë të qindra eshtrash njerëzit që janë gjetur në atë vend. Prania e këtyre mbetjeve sugjeron se Stonehenge mund të ketë shërbyer si një tokë e lashtë të varrimi, si dhe një kompleks ceremonial dhe tempull për të vdekurit.
Në vitin 2010 arkeologët zbuluan një rreth të dytë guri që ndodhej pak më shumë se një milje larg nga Stonehenge historik më i famshëm i quajtur “Stonehenge blu”. Ky monument ofron më shumë prova se Stonehenge mund të ketë qenë pjesë e një kompleksi të madh përkujtimor, ku individët e nivelit të lartë morën pjesë në ritet e ndërlikuara dhe ceremonitë në nder të të vdekurve