Politikë

Çfarë i ka kërkuar Yuri Kim dje në zyrën e LSI-së Monika Kryemadhit


               Publikuar në : 16:36 - 12/02/20 M S

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka zbardhur detajet e takimit të një dite më parë mes kryetares së LSI dhe shefes së diplomacisë amerikane Yuri Kim. Ambasadorja Yuri Kim është përqëndruar në rëndësinë e ecjes para me reformat zgjedhore, të rekomanduara nga OSBE-ja.

Po kështu, Kim dhe Kryemadhi kanë diskutuar edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit, dhe përmirësimi i klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.

Statusi

Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.

Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.

Kjo përballje është në vazhdën e takimeve të ambasadores së re të SHBA, e cila prej disa ditësh ka takuar figura të politikës.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT