Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga drejtimi i Partisë Fryma e Re Demokratike.

Në ”Real Story”, Bardhi tha se dje është regjistruar në KQZ koalicioni më i madh opozitar, ku janë bashkuar të gjitha partitë, që sipas tij, gjykojnë se më 25 prill duhet të vijë ndryshimi.

Lidhur me dorëheqjen e Topit nga FRD, Bardhi u shpreh se vendimi nuk ka lidhje me koalicionin opozitar, pasi Topi ka qenë edhe vetë pjesë e negociatave.

Gazmend Bardhi: ”Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Cdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD.”