Ministria e Jashtme, ka publikuar njoftimin e radhës ndaj qytetarëve, për ti informuar në lidhje me detajet për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në drejtim të Italisë.
Italia e ka renditur Shqipërinë në listën D, dhe për këtë arsye, para nisjes qytetarët duhet të plotësojnë formularin PLF, dhe të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular.
Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).
Shtetasit shqiptarë, do u duhet të deklarojnë vetëizolimin prej 5 ditësh në adresën kur do të qëndrojnë. Përjashtohen nga karantina të gjithë ata që qëndrojnë më pak se 5 ditë, dhe e dëshmojnë këtë me anë të biletave.