E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Çfarë do vendosë Kushtetuesja për Metën? Konstitucionalistja: Sfidë e vështirë

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të shkarkojë nga detyra me 104 vota pro, Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Tashmë, fatin e Kreut të Shtetit do ta ketë Gjykata Kushtetuese, e cila do të japë vendimin final.

Por, cili do të jetë ky vendim? E ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, konstitucionalistja Aurela Anastasi, deklaroi se për Gjykatën Kushtetuese, kjo është një sfidë e madhe.

Teksa renditi argumenet që janë përdorur në raportin e Komisionit Hetimor, Anastasi u shpreh se dalluar aktiviteti politik nga ai partiak, pasi presidenca është institucion politik.

Aurela Anastasi: “Unë dua të them që mos prisni një përgjigje përfundimtare nga unë , në këtë rast ne s’kemi dëgjuara palën kundërshtare se Meta nuk u paraqit dhe nuk bëri as ndonjë raport me shkrim për pretendimet e ngritura nga komisioni, ai e kishte këtë të drejtë por nuk e shfrytëzoi. Momenti më i rëndë nga ato që ka parashtruar raporti, është që ka shkel nenin kushtetues, që e përcakton atë si përfaqësues i popullit , simbol i unitetit, kjo është akuza më e rëndë, që i bëhet.

Çështja e kryetarit të shtetit dhe ajo e unitetit të popullit janë koncepte kushtetuese dhe duhet të analizohen, jo vetëm nenet e kushtetutës. Kurse për një konstitucionalist s’ka nevojë për shumë nene. Rendisim këtu: Aktivizimi në politikë, daljen si institucion aktiv në zgjedhje, thyerje e heshtjes zgjedhore. Tani duhet dalluar aktiviteti politik nga ai partiak, dua të them që presidenca është institucion politik.

Sa për thirrjet me sfurqe është një çështje që meriton një diskutim të thelluar, tani ka disa që këto i konsiderojnë si shkelje, ndërsa të tjerë thonë se janë në marzhin e lirisë së shprehjes, ndërsa një deputet tha se kjo është shkelje etike. Pra kemi tre alternativa. Kushtetuesja ka sfida të mëdha.”

Kuvendi shkarkon Metën

Lexo edhe :   Berisha-Meta në krye të opozitës dhe kuatrinat e Nostradamusit

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi vendosi që Kreu i Shtetit duhet të lerë postin e tij, teksa fati i tij tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe :   Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, reagojnë Rama dhe Meta

Sipas Komisionit hetimor, Meta ka kryer  9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkonte shkarkimin e tij nga detyra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...