E enjte, 4 Qershor, 2020
14 C
Tirana

Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse nuk do ekzistonte apo zhdukej Hëna?

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Pagat e Luftës, Rama: Një lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës. Kreu i Qeverisë njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri...

“Hajn!” Incident gjatë fjalimit të Thaçit, arrestohet një qytetar

Pak më herët, gjatë fjalimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në oborrin e Kuvendit, ndodhi një incident. Një qytetar filloi të ulëriste kundrejt Presidentit...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

VIDEO/ Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin kanadez

Së fundmi është bërë virale një video, ku shfaqet kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili qëndron më shumë se 20 sekonda pa iu...

Roja 65-vjeçar abuzoi me të miturën, shkarkohet drejtori i shkollës

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Babrru të Kamzës, ku 65-vjeçari Abaz Doku abuzoi seksualisht me një të mitur (15 vjeç), ka tronditur mbarë...

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

Shembja e TK/ Rama: Pseudoteatri ishte shpikje e fantazisë politike

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se Teatri Kombëtar ishte shpikje e fantazisë politike. Gjithashtu, Kreu i Qeverisë e cilësoi...

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5., i ishin drejtuar banesës së...

35 fotot që tregojnë anën tjetër të protestës për George Floyd

Prej 8 ditësh tashmë, protesta të shumta kanë shpërthyer në të gjithë SHBA për vdekjen e George Floyd. Qytetet po imponojnë shtetrrethime dhe shtetet...

Hëna, ka qenë një pjesë e brendshme e kulturës njerëzore, që në fillimet e saj. Dhe sigurisht, që ajo është ende sot e veçantë për ne. Por a e keni menduar ndonjeherë çfarë do të ndodhte, sikur Hëna të mos kishte ekzistuar kurrë, apo nëse do të zhdukej sot? A do të ishin gjërat njëlloj si më parë?

Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, ajo rrotollohet gjithashtu edhe rreth boshtit të vet. Aktualisht ky bosht është i anuar rreth 23.4 gradë, një vlerë që nuk ndryshon gjatë vitit. Për pasojë, në një pjesë të caktuar të vitit, hemisfera veriore është më e orientuar drejt Diellit, sesa ajo jugore.

Gjashtë muaj më vonë, kur Toka zhvendoset në anën e kundërt të orbitës së saj rreth Diellit, përballë yllit gjigand ndodhet hemisfera jugore. Në këtë mënyrë, të dyja hemisferat e Tokës marrin sasi të ndryshme të dritës së diellit dhe të nxehtësisë, sipas periudhës së vitit.

Forca tërheqëse e Hënës, mban në stabilitet aksin e rrotullimit të Tokës. Dhe nëse Hëna nuk do të ekzistonte, ekspertët besojnë se aksi do të anohej deri në 85 gradë. Ai do të anohej aq shumë, saqë rreth Diellit do të ekspozoheshin polet, duke shkrirë shtresën e tyre të madhe akullnajore, çka do të shaktojë ndryshime ekstreme të klimës.

Ndër efektet më të njohura që prodhon Hëna në Tokë, janë baticat e oqeanit. Sateliti ynë është përgjegjëse për rritjen dhe uljen e nivelit të deteve tona, disa herë në ditë. Sa më afër që është Hëna Tokës, aq më të mëdha janë dallgët. Dallimi maksimal në lartësi, midis dallgës së ulët dhe asaj lartë, mund të jetë deri në 16 metra.

Nëse Hëna nuk do të ishte aty ku është për të shkaktuar këtë efekt, dallgët oqeanike do të reduktoheshin ndjeshëm. Do të kishte ende baticë, pasi forca gravitacionale e Diellit luan rolin e saj mbi ujin e Tokës, edhe pse tërheqja e tij është më e vogël se ajo e Hënës. Por dallgët do të reduktohet në një të tretën e madhësisë së tyre aktuale, dhe oqeanet do të bëhen shumë më të qetë. Dhe kjo do të ndikonte shumë tek niveli i detit.

Pa ndikimin e Hënës, uji i oqeanit do të rishpërndahej në mënyrë uniforme përgjatë gjithë sipërfaqes së Tokës. Prandaj, niveli i detit në të dyla polet do të rritej në mënyrë drastike. Mungesa apo zhdukja e Hënës, do t’i bënte ditët shumë më të shkurtra.

Aktualisht, Toka e përfundon një rrotulim të plotë rreth vetes çdo 24 orë, ose saktësisht 23 orë dhe 56 minuta. Kjo i lejon planetit, të ketë një klimë të këndshme për jetën, pasi e gjithë sipërfaqja e saj ka kohë të mjaftueshme për t’u ngrohur dhe freskuar, sipas momentit.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Shkencëtarët, janë sot të bindur se ditët në Tokë, ishin shumë më të shkurtra miliona vjet më parë. Për shembull, kur Toka dhe Hëna u formuan 4.5 miliardë vjet më parë, planeti rrotullohej aq shpejt, sa dita zgjaste vetëm katër orë. Në kohën kur dinosaurët ekzistonin në Tokë, dita zgjaste 23 orëë.

Dhe më 30 qershor 2012, orët rreth botës duhej të shënonin 1 sekondë shtesë para orës 00:00, për të mbajtur ritmin me ditët më të gjata. Shkaku i kësaj vonese është vetë Hëna. Ndodh që graviteti i saj ushtron forca fërkimi tek vetë Toka, dhe e ngadalëson rrotullimin e planetit 2 milisekonda çdo 100 vjet.

Ndërsa Hëna vazhdon të largohet nga Toka, me një normë aktuale prej 3.82 centimetrash në vit – planeti ynë po e humbet energjinë rrotulluese, dhe ngadalëson rrotullimin e tij. Nëse Hëna zhduket tani, ditët do të mbeten pothuajse të pandryshuara në rreth 24 orë. Por nëse gjithçka mbetet e njëjtë si tani, ditët do të zgjasin 25 orë, pas rreth 180 milionë vjetësh.

Hëna është shumë e rëndësishme për Tokën, jo vetëm pse prodhon baticat detare. Ajo dikton gjithashtu edhe lëvizjen e pllakave tektnike, në koren e planetit tonë. Ndërsa Hëna tërheq vazhdimisht sipërfaqen e Tokës, toka poshtë nesh mund të ngrihet deri në 30 centimetra, në një moment të caktuar të ditës.

Nëse nuk do të ekzistonte Hëna, Toka do të humbte shumicën e kores së saj të vjetër, nuk do të kishte pllaka tektonike, dhe kjo do të parandalonte proceset e nevojshme për të formuar malet. Për pasojë uji do të mbulonte gjithë sipërfaqen e planetit. Nëse do të zhdukej Hëna, ne do të humbnim mburojën kundër meterorëve, kometave, asteriodëve dhe trupave të tjerë, që enden në hapësirë hapësirës.

Në e dimë, se sot Toka bombardohet nga meteoroitë të vegjël, me një frekuencë më të lartë sesa është menduar më parë. Për shkak të madhësisë së tyre, shumica e këtyre shkëmbinjve digjen plotësisht në atmosferën e Tokës. Megjithatë, pa praninë e Hënës, shkalla e ndikimit mund të jetë shumë më e lartë, duke e bërë Tokën një vend shumë armiqësor.

Hëna ka një diameter gatio 3.500 kilometra, ose rreth 27 përqind e diametrit të Tokës. Falë madhësisë së saj të madhe, ajo ka shërbyer si një mburojë për Tokën në kohërat e stuhive kozmike. Vetëm midis viteve 2005-2013, NASA zbuloi më shumë se 300 përplasje trupash qiellorë mbi sipërfaqen hënore.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm që na garanton Hëna, është fusha magnetike e Tokës, e cila është jetike për zhvillimin e jetës në këtë planet. Ajo e rrethon Tokën, dhe vazhdimisht e mbron atë nga stuhitë diellore, një rrjedhë grimcash të ngarkuara që vijnë nga Dielli, me fuqinë për të shkatërruar atmosferën tonë.

Fusha magnetike, na mbron edhe nga bombardimet nga rrezatimi i dëmshëm kozmik dhe diellor. Magnetosfera ekziston për shkak të gjeodinamikës, që është lëvizja rrotulluese e hekurit të shkrirë në brendësi të Tokës. Një lëvizje e tillë e metaleve të brendshme magnetike, bën që magnetosfera të mbetet e fortë.

Por kjo gjeodinamikë ekziston falë forcës baticës, që Hëna ushtron ndaj Tokës. Edhe Marsi ka qenë dikur si Toka. Ai e humbi magnetosferën e vet mbi 4.2 miliardë vjet më parë, duke u shndërruar në sipërfaqen shkëmbore të shkretë dhe të kuqërremtë që është sot./bota.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksion nga ajri/ Policia del “duar bosh” në Fier, sekuestron 30 fidanë

Një tjetër aksion ndaj kultivimit të bimëve narkotike është ndërmarrë në Fier. Për monitorimin e zonave të thella e pyjore, Policia e Shtetit ka...

I shkollon Allahu/ Dëshmitë tronditëse, vajza nuk di sa bëjnë 5 x 10

Roland Kryemadhi, një ditë më parë refuzoi të qaraqitej në gjykatë. Për këtë shkak, policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar forcërisht. 37-vjeçari i është...

SHBA/ U vra nga policia, George Floyd ishte i infektuar me koronavirus

SHBA vijon të përballet me protesta të shumta e të ashpra që pas vrasjes nga policia të 46-vjeçarit George Floyd. Autopsia vërtetoi se Floyd vdiq...

Rusia dërgon “grupin e dytë” të aeroplanëve luftarakë në Siri

Rusia ka konfirmuar dërgimin e më shumë aeroplanëve luftarakë të tipit MiG-29 në Siri, vetëm disa ditë pasi ushtria amerikane ka akuzuar Moskën për...

Shkon i plagosur në spital, policia e arreston pas kontrollit në banesë

Një i ri është vënë në pranga, pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme i gjakosur në spitalin e Kurbinit. Bluzat e bardha kishin dyshuar...
WhatsApp KONTAKTO TT