E mërkurë, 8 Prill, 2020
23 C
Tirana

Çfarë do të ndodhë më 2 mars/ Blushi: Ky është alerti i vetëm

Lexo edhe ...

COVID-19/ Si paraqitet gjendja e mjekut Roland Xhaxho dhe deputetit Alimadhi

Prej rreth një muaji tashmë koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë dhe 400 raste kanë rezultuar...

Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të madh të viktimave në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa ditësh përmirësimi të situatës, ditën e djeshme Mbretëria e Bashkuar regjistroi...

Kurti: Do themeloj një ekip negociator! Unë drejtues, Thaçi anëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të...

Temperaturat në rritje, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti do të jetë i kthjellët përgjatë gjithë ditës së sotme në të...

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku jep detaje të hollësishme rreth asaj se çfarë është programuar të ndodhë në manifestimin e thirrur nga Ilir Meta më 2 mars.

Sipas Blushit, “alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese”.

Reagimi i plotë i tij: “Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!

Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.

Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!

Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.

Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.

Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.

Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸 që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.

Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!

Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.
Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar!

Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸

Pa Kushtetutë nuk ka demokraci!

Pa demokraci nuk ka Shqipëri!”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19/ Si paraqitet gjendja e mjekut Roland Xhaxho dhe deputetit Alimadhi

Prej rreth një muaji tashmë koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë dhe 400 raste kanë rezultuar...

Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të madh të viktimave në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa ditësh përmirësimi të situatës, ditën e djeshme Mbretëria e Bashkuar regjistroi...

Kurti: Do themeloj një ekip negociator! Unë drejtues, Thaçi anëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të...

Temperaturat në rritje, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti do të jetë i kthjellët përgjatë gjithë ditës së sotme në të...

Maqedoni e Veriut/ Shënohen 3 viktima në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është rritur, duke shkuar në 29. Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit në Maqedoni...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT