Kryesore

Çfarë bisedoi Basha me ish-Komandantin e NATO-s


               Publikuar në : 20:39 - 19/11/19 M D

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha bëri me dije se tema e diskutimit mes tyre ishte rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe

BE për sa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.

Gjithashtu mund të lexoni:

Lulzim Basha nxjerr videon: Ja rekordet e vjedhjeve të Ramës

Sikur Edi Rama, të ishte Lulzim Basha

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT