E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Çfarë arome kishte Evropa e viteve 1500? Ja si po e zbulojnë ekspertët

Aromat e ëmbla, erërat e këqija por edhe erëra të ndryshme të tjera, përshkonin qytetet dhe fshatra në Evropën antike. Një ekip studiuesish po i rindërton tani ato falë inteligjencës artificiale. Po çfarë arome kishte Evropa në vitin 1500?

Kjo është pyetja e shtruar nga një grup historianësh, shkencëtarësh dhe ekspertësh të inteligjencës artificiale,të i dhanë jetë “Odeuropa”, një projekt kurioz që synon rindërtimin e aromave të cilat do të “çanin hundën”e një udhëtari nga Kontinenti i Vjetër midis shekujt XVI-XX

Projekti 3 vjeçar, me një financim prej 2.8 milionë eurosh, do të përdorë inteligjencën artificiale për të skanuar dhjetëra mijëra faqe tekstesh, të hartuara në të gjithë Evropën në mbi 500 vjet, në kërkim të referencave të nuhatjes.

Jo vetëm kaq. Një sistem i njohjes së imazhit do të bëjë një eksplorim, me të njëjtin qëllim, tek pikturat dhe veprat e artit, duke u fokusuar tek të gjithë ata elementë vizualë që mund të lidhen në një farë mënyre me aromat, nga ushqimi tek lulet dhe deri tek kafshët.

Enciklopedia e aromave

Të gjitha këto të dhëna, do të përdoren për krijimin e njënjë lloj enciklopedie të aromave dhe erërave, një projekt i madh në internet, ku të gjitha aromat e hasura në 5 shekuj të artit dhe letërsisë do të përshkruhen në detaje dhe katalogohen.

”Në tekstet e leshta, gjejmë shpesh referenca ndaj aromave:nga ato që lidhen me jetën fetare, si temjani, tek të tjerët që janë tipike e jetesës së përditshme, si për shembull duhani”-thotë Uilliam Talet, nga Universiteti Ruskin në Kembrixh dhe anëtar i projektit “Odeuropa”. Disa aroma në të kaluarën kishin një konsideratë të veçantë. Për shembull rozmarina, cilësohej nga mjekët e viteve 1600 si një ilaç kundër murtajës, ndërsa kripërat e amonit përdoreshin si një ilaç kundër lodhjes fizike dhe gjendjeve të të fikëtit.

Ndërkohë aroma të tjera e diktuan dikur jetën sociale dhe ekonomike të Kontinentit të Vjetër, dhe me kalimin e kohës perceptimi i tyre ka ndryshuar shumë. Për shembull, duhani që mbërriti në Evropë në vitet 1500, dhe u përdor fillimisht si një produkt ekzotik, për t’u bërë brenda disa dekadash, pjesë e aromave të zakonshme në shumicën e qyteteve.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/storia/odore-europa-medioevo

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...