Politikë

“Çështja Meta”/ Alimadhi përplaset me Ulsi Manjën: Jeni të pamëshirshëm

               Publikuar në : 15:06 - 09/09/19 S.N

Komisioni Hetimor ku dëshmoi presidenti Ilir Meta është shoqëruar ndër të tjera edhe me debate. E tillë ka qenë edhe përplasja midis Ulsi Manjës dhe deputetit Adriatik Alimadhi. Edhe pse Ulsi Manja që prej fillimit të Komisionit u shpreh se nuk do të lejoheshin replika midis anëtarëve dhe Presidentit, duket se deputeti nuk ka duruar. Dhe kërkoi të bënte një kontestim, por nuk është lejuar nga Manja. Menjëherë Alimadhi u shpreh: “Ju jeni të pamëshirshëm”, duke ndërprerë kështu edhe diskutimin.

Pjesë nga debati: 

Ilir Meta: Nuk kam ardhur këtu për të kërkuar ndihmë. Kam dhënë ndihmë për të mos minuar procesin e negociatave. Duhet të bëhen zgjedhjet më 13 tetor për të mbyllur të gjithë procedurën dhe këto paqartësi. Zgjidhja e vetme është që t;u japim atyre mundësive të zgjedhin. Krijova mundësi për reflektim nga të dy palët.

Alimadhi: Kam një konstatim.

Manja: Ti je mbreti i pyetjes. Ai mbret i përgjigjes. Nuk ka konstatim të lutem. Le ti mbetemi marrëveshjes.

Alimadhi: Ju jeni të pamëshirshëm, por s’ka gjë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT