E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Çështja e detit/ Rama: Zgjidhja vjen nga Gjykata Ndërkombëtare, shmangim patriotizmat

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Pandemia/Rama jep lajmin e madh për lokalet

Bizneset vuajtën pasojat e koronavirusit. Shumë prej tyre kapitulluan, e shumë të tjera janë në fije të perit, duke mos gjeneruar shumë të ardhura....

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Rriten tensionet/ Droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do vazhdojnë të mbrojnë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur...

SPAK pezullon kreun e OFL-së, Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, një reagim është përcjellë nga ana e ish-shefit të antidrogës së...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Shefi i qeverisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, tha se duhet të jemi më të fortë kur goditemi nga valët e populizmit, ndërsa foli për çështjen e detit me Greqinë dhe përplasjet turko-greke në Mesdheun Lindor. Ai vuri pikat mbi ‘i’, duke nënvizuar se çështja e detit duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare, për të shmangur siç tha ai, patriotizmat në të dy vendet.

“Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar, për një paketë, çështjet që duhen zgjidhur. Pasi befas kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, ndërkohë që janë vetëm çështje që nuk kanë zjarr.

Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve aq të mira, sa janë marrëdhëniet mes njerëzve. Ajo që unë kuptoj nga miqtë grekë dhe njerëzit shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative mes njerëzve.

Është krejt e kundërta. Ne ua detyrojmë njerëzve t’i çojmë në marrëdhënie të tilla. Jam besimplotë që me qeverinë e re këtu, jemi në drejtimin e duhur dhe kemi gjithçka na duhet për të zgjidhur gjërat e mbetura, që më pas mos përdoren nga forcat e errëta për të ndezur situatën apo për të kthyer fantazmat e të shkuarës.

Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare, ne mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Lexo edhe :   Moti i keq në Greqi, zhduken 3 persona në ishullin Mitilini
Lexo edhe :   Pompeo përshëndet gatishmërinë e Greqisë për pakte detare me fqinjët

Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjik të Shqipërisë. “Ne jemi në partneritet strategjik mes Greqisë dhe Turqisë, por nuk jemi në rrezik mes dy zjarreve. Ka potencial në këtë marrëveshje greko-turke, që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Sepse Turqia është instrumental dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës.

Pa asnjë dyshim Erdogan nuk është një person anti-grek, dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka një zgjidhje. Nuk është e lehtë, por është absolutisht e mundur dhe jam 100% i bindur që marrëdhëniet konstruktive greko-turke mund të jenë vlerë e shtuar për Evropën. Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë. Jam i bindur që kjo do të ndodhë, por nuk e di kur të ndodhë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...